BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

5 mijë refugjatë gati të hyjnë në Shqipëri nga Greqia, rrezikohemi nga hepatiti A

5 mijë refugjatë gati të hyjnë në Shqipëri nga
Numri i refugjatëve sirianë dhe nga vendet e tjera të Lindjes së Mesme ka nisur të rritet në kufirin shqiptar. Pas strehimit të 162 personave në Konicë, shumë pranë territorit tonë, mediat greke raportojnë se janë duke u bërë gati kampe të tjera në territore kufitare. Në këtë mënyrë, rreth 5 mijë refugjatë pritet që të vendosen në zonën e Kosturit, Igumenicës dhe të Follorinës. Portali “Ola Deka” ka njoftuar se qeveria greke ka një plan për strehimin e tyre në zonat kufitare, teksa kjo do të mundësojë largimin më të shpejtë të tyre. Një veprim i tillë vjen në momentin kur situata në Greqi ka kapur majat, për shkak se numri i refugjatëve është rritur ndjeshëm dhe kanë nisur të përhapen epidemi. “Lëvizja e refugjatëve drejt Shqipërisë duket e pashmangshme. Qeveria greke njoftoi se do të nisë strehimin e sirianëve vetëm disa kilometra nga kufiri shqiptar. Të paktën 70 mijë refugjatë janë bllokuar në Greqi dhe qeveria ka filluar punën për shpërndarjen e tyre. Katër qendra pritje do të krijohen në Filippiada, Igumenicë dhe në Janinë. Nga ana tjetër në Kostur, Follorinë dhe Ptolemaidë ka nisur puna për ngritjen e kampeve”, është shprehur portali. Të gjitha vendet e përmendura prej tij janë në kufirin shqiptar, që tregon se shumë shpejt përgjatë vijës kufitare Kapshticë- Kakavijë, do të jenë rreth 5 mijë sirianë, por jo vetëm, që presin hapjen e kufirit. Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë deklaroi se Shqipëria nuk do të hapë kufirin nëse nuk ka një plan të qartë masash nga Bashkimi Evropian. Por ditët e fundit numri i tyre në Greqi është rritur ndjeshëm, teksa dhe Turqia ka dhënë alarmin, duke thënë se janë rreth 3 milionë persona që do të shkojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Edhe media të tjera ndërkombëtare kanë thënë se Shqipëria është rruga e vetme, pas bllokimit që ka bërë Maqedonia dhe Bullgaria. 
 
Në Greqi nis përhapja e sëmundjeve
 
Greqia por jo vetëm është mbërthyer nga paniku ditët e fundit, pasi kriza e refugjatëve po sjell me vete dhe sëmundje. Për shkak të kushteve të vështira të qëndrimit, shumë refugjatë kanë nisur të infektohen dhe kjo ka alarmuar shtetin grek, por dhe vendet e tjera, pasi mund të nisë përhapja e epidemive. “Mjekët pa kufij”, personeli i organizatave joqeveritare, si dhe mediat e përshkruajnë situatën e orëve të fundit si më tragjiken e të gjithë periudhës së shpërthimit të krizës së refugjatëve, duke shprehur shqetësimin sidomos për shëndetin e tyre, pasi është vërtetuar një rast me hepatitin e tipit A. Ka dyshime për një rast të dytë, si dhe për një tjetër rast me leptospirozë, sëmundje infektive që vjen si shkak i kushteve të këqija higjienike. Në të gjithë vendin ndodhen gjithsej mbi 44 mijë refugjatë. Në ishujt janë rreth 8.900, ndërsa 5.300 vetëm në Lesbos. Në Qarkun e Athinës numërohen 11 mijë, prej të cilëve 3.300 në Portin e Pireut.  Kliti Topalli
 

Më të lexuarat