BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

70 vjetori i çlirimit të Gjirokastrës, Ahmetaj: Dita e sotme, moment reflektimi për Qeverinë Shqiptare

70 vjetori i çlirimit të Gjirokastrës, Ahmetaj:  Dita e sotme,
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj vizitoi sot Gjirokastrën ku mori pjesë në aktivitetet me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të qytetit. Aktivitetet e organizuara nga Bashkia Gjirokastër filluan me ekspozitën e 35 piktorëve mbarë shqiptar, për t’u ndjekur nga parakalimi zyrtar i veteranëve të luftës dhe grupeve të tjera në sheshin “Çerçiz Topulli” të qytetit. Ministri uroi nga afër qytetarët e Gjirokastrës për këtë ditë të veçantë në historinë e qytetit dhe shprehu nderimin e tij për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e qytetit. 
 
“Gjirokastra i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë mendjen, zemrën, vlerat dhe përkushtimin e saj vendit”, u shpreh z. Ahmetaj ndërsa theksoi se dita e sotme është edhe një moment reflektimi për Qeverinë Shqiptare për çka mund dhe duhet bërë më mirë, duke iu referuar rastit të shtresave në nevojë, për të cilat vetëm një ditë më parë Qeveria miratoi një fond prej 43 milionë dollarësh për shlyerjen e të gjitha pagesave të prapambetura ndaj tyre, të “mbajtura peng padrejtësisht nga qeveria e mëparshme” siç u shpreh Ministri.
Në kuadër të aktiviteteve të 70 vjetorit të çlirimit ishin edhe Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve ku u vendosën kurorat me lule në nder të dëshmorëve. Me rastin e festës së çlirimit të qytetit, u çel edhe Panairi Kombëtar lëvizës “Gur mbi gur” i cili është në vazhdën e edicioneve të mëparshme të zhvilluara në Vlorë, Berat, Korçë dhe Shkodër. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 20 shtator .
 
 Janë rreth 52 kompani shqiptare që do të promovojnë produktet “Made in Albania” në shërbim të informimit të konsumatorit si dhe me qëllim afrimin e biznesit të madh me atë të vogël dhe të mesëm, për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe për të siguruar rritje të shkëmbimeve tregtare brenda vendit.  Po në vazhdën e kësaj nisme, sikurse e bëri me dije edhe Ministri, në 28 Nëntor Panairi do të ndalet në Prishtinë për promovimin e produkteve “Made in Albania” nën logon “Konsumo shqip”.
 

Më të lexuarat