BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Agjencia Planifikim të Territorit: Do anulohen të gjitha lejet klienteliste të bashkive dhe komunave

Agjencia Planifikim të Territorit: Do anulohen të gjitha lejet
Drejtoresha e Pergjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Znj.Adelina Greca, ka pohuar dje se do të anulohen të gjitha lejet klienteliste të bashkive dhe komunave, duke iu referuar kryesisht skandalit të Lulzim Bashës me ndërtimin e një kompleks pallatesh pranë Liqenit Artificial. Ajo pohoi se kryetarët e bashkive dhe të komunave kanë miratuar plane vendore ose plane rregulluese që cënojnë rëndë vijën bregdetare, kanë planifikuar ndërtimtari në tokën bujqësore, në një masë që e dëmton ndjeshëm këtë aset shumë me vlerë për ekonominë e vendit. “Në lejet e dhëna për ndërtim janë shkelur haptazi dhe nuk është marrë fare në konsideratë Kodi Rrugor dhe rregullorja në zbatim të tij. Është ndërtuar anë rrugëve interurbane duke shkelur brezat mbrojtës të rrugëve dhe duke cënuar kështu sigurinë në rrugë dhe gjithashtu pronën publike.
 
Lejet e ndërtimit të dhëna kanë shkelur rëndë distancat nga kufiri i pronës, duke cënuar rëndë të drejtën për zhvillim të pronave fqinje. Lejet e ndërtimit kanë shkelur rëndë distancat nga objektet ekzistuese duke cënuar të drejtën e banorëve për të gëzuar ajër dhe dritë dielli”, tha Greca. Sipas saj, lejet e ndërtimit kanë cënuar rëndë distancën nga prona publike, lulishte, rrugë apo hapësirë e lirë, duke i konsideruar këto prona si të askujt, ndërkohë që ato janë pronë publike e të gjithë qytetarëve dhe të dedikuara për t’u përdorur nga të gjithë.
 
“Në kuadër të Ligjit të Ri të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, AKPT dhe MZHUT, por rishikojnë të gjitha normat dhe standardet për ndërtimin në mënyrë që të mos ndodhin më shkelje të tilla flagrante që cënojnë rëndë të drejtat pronësore dhe pronën publike. Masat ndëshkimore për këdo që kryen shkelje të tilla do të jenë të rënda në vijim. Lejet e ndërtimit kanë shkelur edhe parashikimet dhe rregullat e  përcaktuara nga planet vendore, ose planet rregulluese të bashkive e komunave. Kemi raste kur lejet e dhënë janë edhe 4 kate shtesë nga  ajo që parashikon plani vendor. Ligjshmëria e vendimeve të marra nga kryetarët e bashkive dhe komunave është një problem tjetër shumë i madh”, tha ajo. 
 

Më të lexuarat