BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ahmetaj në Prishtinë: Mbështesim integrimin e dy tregjeve tona, të promovojmë konsumin e produkteve shqiptare

Ahmetaj në Prishtinë:  Mbështesim integrimin e dy tregjeve tona,
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zgjodhi Prishtinën për të festuar “Ditën e Flamurit”, duke promovuar produktet shqiptare nën logon “Blej Shqip”.
 
Gjatë paradites së sotme, Ministri Ahmetaj zhvilloi një takim në komunën e Prishtinës me kreun e saj, Shpend Ahmetin, ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, eliminimin e pengesave jo tarifore dhe promovimin e produkteve me origjinë shqiptare, me qëllim zëvendësimin e importit me produkt vendas.
 
Në vijim, Ministri dhe Shpend Ahmeti morën pjesë në çeljen zyrtare të panairit mbarëkombëtar të produkteve shqiptare “Blej shqip", organizuar nga Qendra Kombëtare e Panaireve dhe komuna Prishtinë, nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
 
Të pranishëm në panair ishin dhe ministri i Ekonomisë së Kosovës,  Fadil Ismaili, dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.
 
Në fjalën e tij,  Ahmetaj vuri theksin tek integrimi i dy tregjeve tona, për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare përmes eliminimit të pengesave jotarifore dhe nevojën për zëvendësim të importit me produkte shqiptare.
 
Ministri Ahmetaj e vlerësoi Panairin si një sukses që duhet kthyer në traditë të përvitshme dhe ftoi që vitin e ardhshëm të marrin pjesë edhe biznese nga Presheva. Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Panairi i tejkaloi pritshmëritë, sa i përket interesit të sipërmarrjeve, por edhe të konsumatorëve dhe shitjes së produkteve.
 
Kreu i MZHETS dhe kreu komunës së Prishtinës vizituan stendat e Panairit dhe u njohën nga afër me produktet e afruara. Në Panair marrin pjesë rreth 140 biznese shqiptare ‎nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
 
Një tjetër takim i zhvilluar sot në Prishtinë ishte dhe ai me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua lidhur me problemet e tyre dhe mbështetjen nga qeveritë e të dy vendeve, në mënyrë që të arrihet në zgjidhjen e tyre. 
 

Më të lexuarat