Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

AK: Bashkim për dorëheqjen e Berishës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë

AK: Bashkim për dorëheqjen e Berishës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë

"Të dielën në sheshin "Skënderbej" mijëra shqiptarë, pa dallim bindjeje, krahine, ideje, do të nisin një marshim për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi i fundit i shqiptarizimit dhe patriotizmit". Ky ishte apeli i radhës së parashtruar nga AK, një ditë para protestës që ka paralajmëruar në Tiranë, për të rrëzuar Sali Berishën. Kreshnik Spahiu bëri të ditur edhe itinerarin e kësaj proteste, që sipas tij, do të jetë një mesazh i fortë që populli do t'i japë kryeministrit Berisha.

"Ne i kemi bërë thirrje shqiptarëve se të dielën kemi dy kërkesa. Dorëheqjen e Berishës dhe dorëzimin e tij para drejtësisë dhe thirrjen PS dhe opozitës shqiptare të tërhiqen dhe të bojkotojnë kuvendin e gangsterëve. Ne jemi të vendosur që shqiptarëve të mos u japim as 21 janar, as mars 97-98 as 2 prill, por jemi të vendosur, që mijëra shqiptarë të dielën të mbajnë në duar flamurin kuqezi.

I kemi marrë të gjitha masat për të evituar çdo lloj provokimi dhe i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të policisë dhe Gardës se të dielën nuk kanë kë të mbrojnë dhe nuk kanë nga kush të mbrohen. Lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu do të jetë në krye të manifestimit, unë do të jem i pari atje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i pari në dyert e kryeministrisë dhe kjo është garancia më e madhe që mund të japësh për mbështetësit dhe për kauzën", tha Spahiu.

Saturday, April 6, 2013 - 18:16
Total votes: 11