BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

AK: Himara nuk është minoritare, por tokë shqiptare

AK: Himara nuk është minoritare, por tokë shqiptare
Në lidhje me raportimin e kreut të SHISH-it në Komisionin e Sigurisë, sa i përket çështjes së Himarës, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi e cila ka nënvizuar se Himara nuk është minoritare, por tokë shqiptare që i përket njësisë administrative në Vlorë.  Sipas Aleancës Kuq e Zi, tendencat separatiste përbëjnë rrezik për integrimin. Mw tej AK i bën apel partive politike për konsensus për ndarjen territoriale, në mënyrë që të mbrohet paprekshmëria territoriale e Shqipërisë.
 
"Aleanca KuqeZi është njohur dje me raportin e Shërbimit Informativ Shtetëror sipas të cilit paralajmërohet rreziku që: "Nëse me reformën e re administrative dhe ndarjen e re territoriale Himara mbetet e ndarë nga Vlora, qarqe politike dhe ekstremiste mund të përdorin precedentin e Krimesë duke kërkuar shkëputje nga Shqipëria". Aleanca KuqeZi apelon publikisht se tendencat separatiste janë të palejueshme në një rajon i cili ka si synim rrugën drejt Evropës dhe Komunitetit Europian. Akte dhe skenarë të tillë nëse ekzistojnë janë kundër çdo lloj parimi të demokracisë. Në çdo rast këto akte janë kundër dispozitave kushtetuese shqiptare dhe kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Aleanca KuqeZi uron që kjo të jetë një ide sporadike dhe jo produkt i ndonjë shteti apo qeverie në veçanti. Për këto arsye i bëjmë thirrje qeverisë që të orjentohet nga një frymë konsensuale për reformën territoriale e cila i përket gjithë popullit shqiptar si garanci për sistemin demokratik dhe paprekshmërinë territoriale të Republikës së Shqipërisë.
 
Situata të tilla janë më të rëndësishme se përfitimet e individëve dhe partive politike të veçanta. Ndërkohë ky skandal nuk duhet të kalojë pa u trajtuar me vëmendje edhe nga gjithë faktori diplomatik dhe ndërkombëtarë. Aleanca KuqeZi ka bindje që nëse ky skenar ekziston atëherë faktorët dhe partnerët ndërkombëtar kanë detyrimin të ndërhynë në aspektin institucional për ta shuar në nivele ndërkombëtare këtë tentativë që në lindje dhe pa e lejuar të zhvillohet. Në të kundërt këto tendenca separatiste do cënojnë integritetin  e vendeve të rajonit në familjen evropiane që i përkasin por kjo do dëmtojë rëndë edhe vetë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Aleanca KuqeZi inkurajon vazhdimin e bashkpunimit të institucioneve shqiptare të shërbimit informativ me Naton dhe shërbimet inteligjente të vendeve partnere si dhe kërkon me insistim uljen në tavolinë për konsensus politik të gjitha partive dhe institucioneve shtetërore kushtetuese. Aleanca KuqeZi shprehet qartazi që Himara nuk është as Krime dhe as zonë minoritare por është tokë etnike shqiptare", thuhet në njoftimin e AK-së.
 

Më të lexuarat