BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ambasadori kinez në zyrën e Bashës, pas akuzave të SHQUP për financimin e udhëtimit të Edi Ramës

Ambasadori kinez në zyrën e Bashës, pas akuzave të SHQUP
Tension mes SHQUP-it në mërgim dhe Pekinit. Partia Demokratike, e verbuar pas çdo lëvizje diplomatik të shumicë në pushtet, ka nisur një ofensivë të paprecedentë sulmesh ndaj çdo vizite dhe takimi të kryeministrit, Edi Rama, duke atakuar edhe vendet më të fuqishme të planetit. Nga selia e SHQUP-it, prej dy ditësh, kanë nisur ta dalin akuza të rënda për një udhëtim të kryeministrit Edi Rama dhe të delegacionit që ai kryeson në Pekin, udhëtim ky i sponsorizuar nga ambasada kineze në Tiranë. PD e ka konsideruar udhëtimin si një aferë të rëndë, si mafioz dhe të ngjashëm me udhëtimet e baronëve të drogës. Pavarësisht sqarimit të Kryeministrisë, se udhëzimi me avion privat ishte sponsorizuar nga ambasada kineze, akuzuat vijuan. Ndërkaq, një ditë pas akuzave, ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao, ka zbarkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar për akuzat, për një udhëtim të organizuar nga ambasada kineze. Makina e ambasadorit kinez Ye Hao është shfaqur paraditen e djeshme para Bashkisë së Tiranës, ndërsa mësohet se Basha e ka pritur në zyrë ambasadorin. Nuk dihet me sa saktësi biseda e konsumuar mes Bashës dhe Ye Hao, për lëvizja e ambasadorit kinez ka ardhur pas sulmeve të Bashës ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Pekin. Me sa duket, ambasadori e ka informuar Bashën për udhëtimin e sponsorizuar nga ambasada. Ndërkaq, me një gjatësi vale me PD, ka nisur akuzat edhe Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike. “Veshja e tyre sikurse mund të konstatohet në foto është zyrtare, ndërsa Rama ka zbritur nga avioni me këmishë lino, ngjyrë të zezë. Për asnjë moment nuk heq nga fytyra syzet e tij 800 euroshe, edhe pse takohet me zyrtarin kinez. Një arrogancë tipike e një mafiozi, e një baroni droge ose e një oligarku. Avionët privatë që merren me qira nga milionerë, oligarkë apo trafikantë janë të shumtë. Por në asnjë rast, në asnjë vend të botës nuk do të gjesh një Kryeministër, i cili me paratë e taksapaguesve të paguante një udhëtim me avion privat”, ka akuzuar RD. 
 
Sqarimi i Kryeministrisë 
 
Kryeministria ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për udhëzimin e delegacionit shqiptar në Pekin. Këshilli i Ministrave ka sqaruar se udhëtimi ishte organizuar dhe sponsorizuar nga ambasada kineze. “Udhëtimi dhe qëndrimi i kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së ambasadës kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.
 
Akuza e PD 
 
Partia Demokratike ka kërkuar dje sqarime për koston e udhëtimit të kryeministrit Rama drejt Pekinit. “Edi Rama është përfshirë në një skandal korruptiv duke udhëtuar për në Kinë, me një avion privat. Fluturimi i shtrenjtë është një abuzim me fondet publike, nëse është paguar nga taksat e shtetit. Dhe është një kompromentim i pastër, nëse është ofruar nga dikush, që do të përfitojë koncesione në këmbim të dhuratës. Paraqitja e tij në një samit të rëndësishëm, në shkelje të çdo etike, si një baron droge, është skandali më i vogël që ka bërë Edi Rama në dy ditët e fundit”, tha ai. 
 
Reagon Rama 
 
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të PD për udhëtimin në Pekin dhe veshjen e tij në takimet zyrtare. “Për 300 ditë mundëm Portugalinë në fushën e saj. Ka lezet kur dinë të të tallin”, shkruan Rama në Facebook. Nga ana tjetër, ai ka mësuar se kryedeputeti demokrat, Edi Paloka, ka qenë sarkastik ndaj tij për veshjen aspak zyrtare, këmishën e zeze, me të cilën mbërriti në aeroportin e Pekinit. “Paraqitja e tij, si baron droge”, është shprehur Paloka sot. Edhe këtë, Rama e ka marrë me të qeshur, sepse i kanë risjellë kujtimet e një kohe të shkuar: “Gjithnjë më kanë bërë për të qeshur sharësit e veshjeve të mia, – shkruan sërish ai, –  dhe rrofshin që po merren me këmishat tani, se kisha kohë pa qeshur me këtë.” Kryeministri Rama së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe atë të Energjetikës, Damian Gjiknuri, po zhvillon një vizitë disaditore në Kinë. Ai pritet të drejtojë sot, sesionin “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore. Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat