BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ardian Fullani i implikuar në vjedhjen e thesarit, mashtroi Kuvendin dhe Prokurorinë me inventarin, gati padia penale për shpërdorim detyre

Ardian Fullani i implikuar në vjedhjen e thesarit, mashtroi Kuvendin dhe
Thellohet dhe merr përmasa të paparashikueshme skandali në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa prokuroria po zgjeron me shpejtësi rrethin e të arrestuarve për vjedhjen e thesarit, në dritë po dalin fakte dhe detaje tronditëse, që rëndojnë më tej pozitat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili nën petkun e sekretit shtetëror dhe të mbrojtjes së Sali Berishës, refuzon të dëshmojë në prokurori dhe të përgjigjet para Kuvendit. Një ditë pasi Kuvendi ka futur në axhendë hetimin dhe shkarkimin e tij, mësohet se Ardian Fullani ka mashtruar Kuvendin dhe prokurorinë me inventarizimin e parave në tre sektorët e Bankës së Shqipërisë. Pas zhdukjes së kontratave të investimeve, tabelave të shpenzimeve dhe dosjeve të personelit, Fullani i ka dërguar Kuvendit raporte të rreme sa i takon inventarizimit të parave, pasi paratë nuk janë numëruar që nga vitit 2006. Mjafton ky element që Ardian Fullani të merret i pandehur, pasi ky fakt e implikon guvernatorin në mënyrë të drejtpërdrejtë në vjedhjen e thesarit. Stafi i tij ka vjedhur paratë, Fullani ka mbuluar me inventare të rreme. Ky fakt është pranuar edhe nga vetë Fullani. “Guvernatori i Bankës së Shqipërisë na paska gënjyer, mua si Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe të gjithë deputetët e komisionit që e dëgjuam të dëshmonte në seancën me dyer të mbyllura në Kuvend një muaj më parë. Deputeti Ervin Koçi e pyeti guvernatorin nëse ishte bërë vit për vit për efekt edhe të bilancit të Bankës, inventarizimi fizik i vlerave monetare të administruara në arkat e vjedhura. Guvernatori u përgjigj se ky inventar është bërë por sipas standardeve të reja të BQE, inventari bëhet me zgjedhje në 5% të arkave, kjo është edhe arsyeja pse nuk janë zbuluar me parë arkat e vjedhura. Deputeti insistoi i habitur se si mund të bëhet bilanci e të certifikohet pa u bërë inventari fizik dhe Guvernatori sërish insistoi se kjo është tani praktika evropiane e inventarizimit për shkak të volumit të madh”, ka denoncuar kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ndërkaq, ekspertët ligjorë dhe ekonomikë të mazhorancës, po shohin mundësinë e ngritjes së një padie penale për Ardian Fullanin, për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas burimeve, në objektin e padisë do të jetë edhe afera me kosto 30 milionë euro me “Hotel Dajtin”. Fullani i bleu Sali Berishës “Hotel Dajtin” (objekt shtetëror), me paratë e shqiptarëve, duke shkelur ligjin për BSH. 
 
Shpërdorimi i detyrës 
 
Ardian Fullani ka shpërdoruar detyrën. Një rregullore e vitit 2006 parashikon inventarizimin fizik të çdo kolie me para. Kjo rregullore nuk është zbatuar dhe për pasojë vjedhja në BSH nuk është zbuluar për katër vite më radhë. Por, skandali qëndron në faktin se Fullani, ka bërë një inventarizim të rremë, pra vetëm në letra. Sot, Prokuroria paska zbuluar se një rregullore e vitit 2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik të çdo kolie me para dhe referuar kolive të shqyera thotë se ato kanë qenë lehtësisht të dallueshme nga çdo inventarizues. Për këtë arsye të shtatë janë arrestuar!!  Pra, Guvernatori ka gënjyer në Kuvend!! Tjetër faj i rëndë ky”, ka pohuar Braçe. 
 
Fullani shpërfilli FMN 
 
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka shpërfillur rekomandimin e FMN për ngritjen e një komiteti të auditit në Bankën e Shqipërisë për të forcuar sigurinë. “Dy gjëra të rënda dhe dy të vërteta! Dy lajme kanë gazetat sot lidhur me Bankën e Shqipërisë: i pari, Banka e Shqipërisë ka krijuar Komitetin e Auditit me anëtarë të Këshillit që nuk janë në ekzekutivin e Bankës. E vërteta e parë, FMN ka rekomanduar që në maj 2006 ngritjen e një komiteti të auditit në Bankën e Shqipërisë për të forcuar krahun e kontrollit të Brendshëm dhe të Jashtëm në Bankë. Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë në referencë të këtij rekomandimi të fondit, në çdo raport nga viti 2010 ka kërkuar ngritjen e Komitetit të Auditit në Bankën e Shqipërisë. Por, në asnjë vit nga ai 2006 kur është bërë rekomandimi e deri dje kur është zyrtarizuar vendimi, Guvernatori e Këshilli Mbikqyrës nuk e morën në konsideratë këtë rekomandim. Kjo është e vërteta dhe ngarkon me përgjegjësi Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyrës të Bankës”, shkruan Braçe. 
 
Fullani shpërbleu punonjësit 
 
Tingëllon ironike dhe e pabesueshme, por guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në vitin që ka nisur vjedhja e thesarit të Bankës Qendrore, ka shpenzuar 400 mijë euro për sigurimin e jetës të punonjësve që mbushën thasët me paratë e shqiptarëve. Po ashtu, gjatë vitit që ka nisur vjedhja e parave në Bankën e Shqipërisë, Ardian Fullani, ka shpenzuar 200 milionë lekë për lëvizjen e punonjësve të Bankës së Shqipërisë. Këto lëvizje, sipas burimeve, janë shfrytëzuar nga punonjësit për të zhdukur paratë e grabitura. Ndërkaq, dy vjet më vonë, për lëvizjen e parave Ardian Fullani ka blerë pesë fuoristrada të blinduara, me vlerë 1 miliard lekë. Tre fuoristrada ishin të blinduara, ndërsa dy të tjera superluksoze, të cilat u përdorën nga punonjësit që vodhën thesarin e Bankës së Shqipërisë. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat