BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Arrihet marrëveshja për akcizën e pijeve energjike, deputetët debate me Canin për buxhetin e komunave

Arrihet marrëveshja për akcizën e pijeve energjike,
Është arritur dje marrëveshja mes deputetëve të Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe qeverisë për akcizën e pijeve energjike. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar më parë ky komision, akciza për pijet energjike nuk do të hiqet. Ky fakt është konfirmuar dje nga kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe. Deputeti socialist deklaroi se pas disa bisedimeve me qeverinë, u vendos që akciza për pijet energjike nuk do të hiqet, teksa theksoi se disa prej vendeve të Bashkimit Evropian e aplikojnë akcizën.
 
Braçe sqaroi se duke marrë në konsideratë se disa prej vendeve të BE kanë një akcizë të lartë dhe disa të tjera, akcizë nën nivel, qeveria shqiptare gjykoi se akciza për pijet energjike në vendin tonë do të jetë 30 lekë për litër. “Vende te ndryshme kanë taksa të ndryshme, mes tyre dhe akcizë. Pas bisedimeve me qeverinë, ramë dakord që pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë, duke e ridimensionuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Akciza për pijet energjike do të jetë 30 lekë për litër. Është vendosur kjo shifër pasi është bërë një mesatare mes disa vendeve të Evropës të cilat kanë taksa, por përveç tyre, aplikojnë edhe akcizë në nivele shumë të larta, me disa vende të tjera në të cilat akciza është në një nivel shumë të ulët. Kështu, menduam se duke marrë në konsideratë dy ekstremet të vendosnim që akciza të jetë 30 lekë për litër”, tha kreu i komisionit. 
 
Akuzat ndaj zv/ministrit të Financave
 
Deputetët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë akuzuar dje zëvendësministrin e Financave, Ervin Mete, se ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë shifra të rreme. Akuza ka ardhur fillimisht nga deputeti i LSI, Gledion Rehovica, i cili duke iu drejtuar ministrit Shkëlqim Cani, tha se Mete ka paraqitur në komision një letër bakalli me shifra të cilat nuk janë reale. Deputeti i LSI ka akuzuar Meten se kjo nuk ishte hera e parë në të cilën ai paraqiste në komision shifra të pasakta. Rehovica theksoi se zëvendësministri Mete nuk mund të tallet me Kuvendin. “Zv/ministri juaj, na solli një letër bakalli me shifra që nuk janë reale. Nuk e di se ku i ka gjetur këto shifra. Nuk është hera e parë që na gënjen me shifra. Logjika juaj z. ministër nuk është e njëjtë me z. Mete. Ai erdhi në komision me shifra stratosferike. Është tallur me komisionin”, deklaroi deputeti i LSI. 
 
Debatet e deputetëve me Canin
 
Deputetët e mazhorancës janë përplasur dje me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani. Gjatë shqyrtimit nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit të shtetit për vitin 2015, kreu i komisionit, Erjon Braçe deklaroi se do të investohet në dy projekte, atë të unazës së Pogradecit dhe unazës së Ersekës. Por, dy projektet e reja, nuk i kanë pëlqyer ministrit të Financave, i cili deklaroi se nuk mund të favorizohen komuna të veçanta dhe disa të tjera të lihen në hije. “Nëse do ndërhyhet në komuna të veçanta, atëherë...”, ka thënë Cani. Por, deputeti Braçe ka ndërhyrë menjëherë për të sqaruar ministrin, se nuk bëhej fjalë për favorizime komunash, në mënyrë që të mos keqinterpretohej kjo çështje nga deputetët e pranishëm dhe media. Në këtë kuadër, ka ndërhyrë dhe deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, i cili duke iu drejtuar ministrit Cani i ka kërkuar që të mos i dukej çudi çështja e favorizimit të komunave. “Ministrit mos t’i duket çudi e madhe nëse favorizohen komuna të veçanta”, tha më tej deputeti Kadeli.  Joana Tafa
 
 

Më të lexuarat