BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Artan Lame: Të izolohet Lulzim Basha, po ndërton 5 pallate te Liqeni Artificial, kompleksi shkatërron parkun

Artan Lame: Të izolohet Lulzim Basha, po ndërton 5 pallate te Liqeni
Kreu i ALUIZNI, Artan Lame, ka deklaruar dje se kryebashkiaku Lulzim Basha duhet të izolohet. Duke iu referuar ndërtimit të pallateve pranë Liqenit Artificial, Lame tha se Basha po shkatërron parkun. Kreu i ALUZINI ka denoncuar dje ndërtimin e pesë pallateve te Liqeni Artificial, ndërsa shtoi se Basha ka dhënë 60 leje ndërtimi në zonat më të ndjeshme. Lame tha ndër të tjera se janë miratuar 70 studime, ku në secilën do të jepen të tjera ndërtime të larta. Ai theksoi se gjatë gjithë muajit gusht vijojnë miratimet e lejeve të reja, duke e konkretizuar me monstrën te Liqeni Artificial. “Sot po dal sërish publikisht për të ri-denoncuar një tjetër nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e Zonës Sportive poshtë digës së Liqenit. E kam denoncuar këtë fakt që vjet në prill dhe Bashkia me paturpësinë më të madhe, publikisht gjithmonë është shprehur se “ne po gënjenim”. Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me broçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur nivele ku nuk ja vlen më të merresh më me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet. Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit. Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, në secilin prej të cilëve do të jepen të tjera ndërtime të larta”, deklaroi Lame. 
 
Krimi urban
 
Kreu i ALUIZNI e ka konsideruar Planin e ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës, të miratuar një vit e gjysmë më parë, si krimin më të madh urban të kryer në çerek shekullin e fundit. “Rreth një vit e gjysmë më parë, Bashkia e Tiranës finalizoi të ashtuquajturin Planin e ri Rregullues, krimi më i madh urban i bërë në këtë qytet në këtë çerek shekulli të fundit. Aq i madh ishte ky krim, saqë bëri të domosdoshëm edhe ndryshimin e legjislacionit në fuqi, për të bërë të mundur që batërdia e tij të merrte udhë. Dyshja Luli – Berisha u detyruan të ndryshojnë edhe ligjin e Planifikimit edhe Rregulloren e Urbanistikës, për t’ia përshtatur ato batërdisë që parashikonte plani i tyre. Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e denoncoi këtë plan. Grupimet të Shoqërisë Civile e denoncuan dhe bënë përpjekje për të frenuar të paktën disa nga masakrat që parashikonte ai. Unë vetë në atë kohë jam shprehur herë pas here publikisht duke denoncuar me zë, figurë dhe paragraf për paragraf planin e Bashës”, tha Lame. Sipas tij, Parku i Namasgjasë, Kopshti Botanik, shkatërrimi i zonave të mbrojtura, Parku i Madh dhe ndërtimet në bllok, janë plagë të hapura në trupin e qytetit. “Kushdo i kujton denoncimet tona për Parkun e Namasgjasë, për Kopshtin Botanik, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura të qytetit, për Parkun e Madh, për ndërtimet në Bllok, e kështu me radhë. “Gënjeni” na thanë neve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës. Tani të gjitha këto plagë janë hapur në trupin e qytetit”, theksoi Lame. 
 
Degradimi i pushtetit vendor
 
Kreu i ALUIZNI, Artan Lame ka deklaruar ndër të tjera se, pushteti vendor në Shqipëri ka degraduar që prej 2000, çka ka ndikuar edhe në ndarjen e vendit në Pashallëqe Private, në të cilat është gati e pamundur të ndërhyhet nga Qeverisja Qendrore për të frenuar babëzinë, edhe kur ky vullnet qendror ekziston.“Këtë situatë e kanë rënduar më tej disa vendime të kohëpaskohshme të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë kufizuar edhe më tej mundësinë e një kontrolli të këtyre vendimmarrjeve të papërgjegjshme. Dhe, si të mos mjaftonin këto, kanë qenë edhe vendime Gjykatash në nivele të një çmendurie absurde. Mjafton të kujtoj këtu rastin e fundit të përpara dy muajve, kur INUK ndërhyri në rrugën e Elbasanit për të bllokuar ndërtimin e një pallati që Bashkia i kishte dhënë një leje haptazi të paligjshme; dhe gjykata vendosi dhe çoi në arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INUK-ut”, tha Lame. 
 
Bashkia: Plani i dha fund sekserëve “alla Lame”
 
Pas deklaratës së kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës. Ndërsa i ka konsideruar deklaratat e Lames, si “shpifje e mashtrime”, në reagimin e bashkisë thuhet se gjatë tre viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të gjelbërta. “Edi Rama vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve kundër Bashkisë së Tiranës. Edi Rama zhduku lulishte të tëra nga zemra e kryeqytetit dhe betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë gjelbërim, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak. Në tre vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta dhe ka mbjellë 23 145 mijë pemë dhe bimë dekorative. Plani urban i Tiranës i dha fund sekserëve “alla Lame” dhe arbitraritetit korruptiv “alla Rama”. Vajtimet e sotme të shkatërruesve të djeshëm të Tiranës nuk i beson askush”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. 
 
Kompleksi i banimit, sipas Bashkisë
 
Kompleksi i banimit që do ndërtohet në afër si të digës së Liqenit Artificial të Tiranës, i cili është kthyer në 'mollë sherri' mes pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, sipas një sqarimi të bërë nga Bashkia e Tiranës nuk do të prekë asnjë centimetër tokë publike, por do të zhvillohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti i babëzisë së Edi Ramës. Ndër të tjera, bashkia sqaron qytetarët se ky projekt nuk do të prekë kompleksin e pishinave dhe as fushat e sportit që janë në afërsi të zonës ku ka nisur ndërtimi i këtij kompleksi banimi. Koeficienti i shfrytëzimit të pronës private për ndërtim në këtë zonë është vetëm 40%, gjë që, sipas bashkisë, do të mundësohet kthimi në hapësirë publike për qytetarët edhe i rreth 20 mijë metrave katrorë, të cilat do të jenë gjelbërim. Në tabelën e nisjes së punimeve përcaktohet se Bashkia e Tiranës e ka dhënë lejen për këto objekte më 1 gusht, dhe do të jenë 5 struktura banimi dhe shërbimesh deri në 17 kate dhe 3 kate parkim nëntokë. Joana Tafa
 

Më të lexuarat