BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Arvizu: Vjedhja e Bankës çështje serioze, stabiliteti ekonomik i rëndësishëm

Arvizu: Vjedhja e Bankës çështje serioze, stabiliteti ekonomik
Mega-skandali në institucionin më të lartë financiar në vend, me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga Thesari i shtetit, ka tërhequr për herë të parë “vëmendjen” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përreth një orë, ambasadori amerikan në vendin tonë,  ka biseduar me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në zyrën e tij në selinë qendrore të BSH-së. Pas përfundimit të takimit Arvizu doli para gazetarëve dhe përcolli mesazhin e SHBA-së se stabiliteti i bankës është shumë i rëndësishëm. Po ashtu me rëndësi është një hetim siç duhet dhe fakti që kjo çështje të mos politizohet.
 
“Është e rëndësishme që të kujtojmë që ka një hetim kriminal sic duhet të ketë realisht sepse është një çështje serioze. Së dyti është çështje e kontrollit dhe e menaxhimit të brendshëm dhe ky incident nënvizon se gjithmonë do të ketë një kontroll menaxhimi të duhur dhe se kjo bankë është e udhëzuar drejt praktikave më të mira, por mesa duket ky sistem duhet të përmirësohet. Dhe e treta që duhet të nënvizoj është që ta shikojmë si cështje të brendshme, të mos ketë implikime politike, se BSH ndërvepron me Bankën Botërore, FMN, B ERZH, dhe shumë banka të tjera dhe duke pasur parasysh rëndësinë, stabiliteti i bankës është shumë i rëndësishëm në mënyrë ndërkombëtare dhe për këto arsye ne e nënkuptojmë se shqiptarët, populli duhet të jenë të mërzitur dhe këtë e kuptoj se është një ndjenjë natyrore, por e rëndësishme që duhet lënë drejtësia të hetojë dhe se kj është e rëndësishme dhe për stafin e BSH, Këshillin Mbikëqyrës, Bordin Drejtues, dhe kur në shtator të mblidhet kuvendi të diskutohet sepse bankat duhet të mbikëqyren por dhe duhet të jenë të pavarura”, u shpreh Arvizu.
 
I pyetur nëse Fullani duhet ose jo të dorëhiqet nga posti i Guvernatori, ambasadori tha: “Nuk është në dorën time të vendos, është vendim i vetë individit. Ai është guvernatori, ka rolin e tij, nuk është në pozitën e SHBA të gjykojë rreth kësaj.  Stabiliteti bankar është shumë e rëndësishëm, dhe nevojitet të forcohen procedurat e brendshme që njerëzit të kenë besim tek Banka”. 
 

Më të lexuarat