BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Athina presion Tiranës për hapjen e kufijve, kërkesë BE për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe izolimin e qeverisë shqiptare

Athina presion Tiranës për hapjen e kufijve, kërkesë BE
Ashpërsohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas përplasjeve për kufirin jugor, kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme duket se po sjell një tjetër klimë tensioni mes dy vendeve. Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë është parë si një sfidë nga autoritetet greke, teksa përveç rebelimit të mediave, tashmë Athina ka ndërmarrë veprime konkrete për të detyruar qeverinë shqiptare të hapë kufijtë. Ka qenë eurodeputeti grek Notis Marias ai i cili ka bërë një deklaratë të fuqishme, pasi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Greqia që të vendosen sanksione ekonomike ndaj Shqipërisë, me qëllim që ajo të hapë kufijtë për refugjatët, teksa nuk përjashtohet mundësia që qeveria greke të ndërmarrë hapa konkretë. Deklarata e tij është bërë në një lidhje telefonike për radion “Real FM”. Sipas portaleve dhe mediave greke, eurodeputeti Marias është shprehur se bllokimi i kufijve bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Një sërë sajtesh greke dhe nga Kreta, përfshirë Radio Kretën, kanë transmetuar në YouTube deklaratën e tij. “Notis Marias është shprehur se ndonëse Greqia në vitin 1990 ra dakord për të pritur me mijëra refugjatë shqiptarë, tani Shqipëria po ndjek rrugën e Austrisë, duke mbyllur kufirin dhe bllokimin e mijëra refugjatëve në vendin tonë. Ky veprim i shqiptarëve, bazuar dhe në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon, është i paligjshëm, pasi shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, Notis Marias ka bërë thirrje për vendosjen e embargos ekonomike, në mënyrë që lidershipi shqiptar të detyrohet të hapë kufijtë për refugjatët”, ka raportuar dje Radioja e Kretës, si dhe “Crete News” dhe shumë sajte të tjera greke. Notis Marias është eurodeputet i konservatorëve dhe njihet për linjën e tij të ashpër kundër Shqipërisë.
 
Roli i Shqipërisë
 
Duke qenë se Maqedonia prej disa javësh ka bllokuar kufirin me Greqinë, Shqipëria po shihet si e vetmja alternativë për kalimin e refugjatëve sirianë dhe vendeve të tjera të Lindjes drejt Gjermanisë, a shteteve të tjera të BE. Por mediat greke kanë raportuar dje se shqiptarët mund ta përdorin fluksin e refugjatëve për të rihapur trafikun me Italinë. “Qeveria e Romës është e shqetësuar mbi përdorimin e Shqipërisë si rrugë alternative për kalimin e refugjatëve drejt Italisë pas mbylljes së kufirit me Maqedoninë. Në Vlorë, policia ka kapur disa mjete lundruese, të destinuara për transportin e refugjatëve drejt Italisë përmes Adriatikut. Sipas burimeve, rrjetet e trafikantëve janë duke bindur refugjatët për transportimin e tyre në Evropë përmes Shqipërisë. Shtypi shqiptar ka shprehur shqetësime se autoritetet shqiptare nuk kanë marrë masa për refugjatët”, ka shkruar “Echedoros”. Nga ana tjetër, javën që vjen në ndihmë të Shqipërisë do të vijnë dhe dhjetëra efektivë dhe specialistë italianë. Në kufirin Greqi-Shqipëri do të stacionohen grupe pune, ku italianë do të asistojnë policinë shqiptare që të ndalojnë kalimin e terroristëve përmes kufirit shqiptar. Përveç patrullave në kufi, do të ketë përforcim të autoriteteve dhe në dogana.  Kliti Topalli
 

Më të lexuarat