BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Balla: Prokuroria të rihetojë rrugën Rrëshen- Kalimash

Balla: Prokuroria të rihetojë rrugën Rrëshen- Kalimash
Prokuroria duhet të rihetojë dosjen për rrugën Rrëshen-Kalimash. Kjo ishte kërkesa e deputetit të PS-së, Taulant Ballës shtruar ditën e sotme Prokurorisë.  Sipas Ballës,  rruga Rreshen-Kalimash do të mbahet mend gjatë edhe për shumë vite si rruga më e shtrenjtë që ka ndërtuar ndonjëherë shteti shqiptar.
 
SHENIMI I DEPUTETIT TAULANT BALLA NE FACEBOOK:
 
“Rruga Rreshen-Kalimash do të mbahet mend gjatë edhe për shumë vite si rruga më e shtrenjtë që ka ndërtuar ndonjëherë shteti shqiptar. Unë kam qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili u ngrit për hetimin e kontratës dhe kostos së kësaj rruge. Komisioni iu referua një raporti zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit kostoja e kësaj rruge ishte disa herë më e madhe sesa kostoja reale e saj. Kështu në atë raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit kostoja përnjësi varionte nga 3 deri në 8 herë më e shtrenjtë se cmimet për njësi të përcaktuar në listën e cmimeve të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Të jem më i qartë. Në raport thuhej se 1 meter tub plastik, i cili në listën e cmimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve përcaktohej se kushton 20 dollarë, ishte faturuar i blerë nga Bechtel për 100 dollarë. Një metër kub beton ishte faturuar 3 herë më shtrenjt sesa vlera e tregut, ndërkohë kishte edhe material apo njësi punimesh që faturoheshin deri në 8 herë më shtrenjtë. Këto përsa i pëket kostos.
 
Lidhur me kontratën duhet thënë se vetë nënshkruesi i kontratës ish-Ministri Lulzim Basha e pranonte se kontrata ishte në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar të prokurimeve publike. Sepse kontrata me Bechtel u lidh pa patur nje projekt, pa një vlerë dhe pa tender publik. Qeshnim me dhimbje kur dilte të fliste në Parlament dhe shprehej se kish përdorur ligjin britanik të prokurimeve. Pra e pranonte se kish shkelur ligjin. Në fakt edhe pasardhësi i tij në atë Ministri, një njeri shumë më i matur dhe pjekur se Lulzim Basha, shepsh-herë na tregontë në konfidencialitet se kontrata ishte një tmerr i vërtetë, sepse cdo muaj Bechtel i conte fatura super të fryra, të cilat duheshin paguar. Për disa vite me radhë nga 2007 deri në 2013 u paguan fatura të kësaj rruge që shkoi mbi 1 miliard euro. Për pagesën e saj u morën edhe kredi tregtare tek dy banka tregtare greke me një normë interesi rreth 7 %. Edhe kreditë i morën të shtrenjta.
 
Prokuroria e hetoi këtë vepër penale. Madje identifikoi edhe fajtorët, kryesori ishte vetë ish-Ministri Lulzim Basha. Por Prokuroria u intimidua aq shumë sa vetë sabotoi dërgimin në gjykatë të kësaj dosje. Fajtorët u falën, pa u gjykuar. Prokuroria e coi dy ditë me vonesë dosjen në gjykatë, megjithëse kishte patur 2 vjet kohë për ta përgatitur. Në atë dosje që ende fle në sirtaret e plurosur të drejtësisë së lodhur shqiptare, Lulzim Basha u gjet fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me pasojë humbjen e 191 milionë eurove.
 
Në ato kohë, pyetja e vetme që bëhej ishte: ku shkuan 191 milionë euro? Ku i coji Basha 191 milionë euro? Por përgjigjia më e mirë është super-ngritja në karrierë e Lulzim Bashës prej atij momenti: ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe Kryetar i PD. Të gjithë e dinë se Basha nuk është për lider. Thënë shqip, sic thoshte një rival i tij, Basha ishte një “qofte” që mori gjithcka pa e merituar.
 
Pra Lulzim Basha pas asaj kontrate dhe pas 191 milionë eurosh aferë, fitoi edhe një imunitet të fortë. Prova më e fortë e këtij imuniteti është fakti se Basha u zgjodh Kryetar i PD, pa mbaruar ende zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pa dalë ende rezultati, dy muaj pa marrë detyrën Qeveria e re e socialistëve, të cilët e kishin akuzuar Lulzim Bashën per korrupsion në atë rrugë. Në KQZ bëhej rinumërimi i votave në Lezhe dhe Shkodër, ndërsa në PD shpallej rezultati i zgjedhjeve në PD, ku Basha përmes një farse fitonte mbi 80% të votive, kundër një djaloshi që ishte prodhim autokton i Partisë Demokratike.
 
Pra Lulzim Bashës iu dha Kryetari i PD, sepse vetëm në këtë mënyrë dosja Kalimash-Morinë nuk mund të hapet, me arsyetimin se po sulmohet lideri i opozitës”, shkruan deputeti socialist, Taulant Balla në Facebook.