BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ballistët dhe komunistët përplasen për dekorimet e Presidentit, Xhafa: Nishani, mbështetës i pushtuesve. Alimadhi: Ju i keni krimet të dokumentuara

Ballistët dhe komunistët përplasen për dekorimet e

Ballistët dhe komunistët janë përplasur pas dekorimeve që ka dhënë kreu i shtetit, Bujar Nishani, për 67 ballistë të pushkatuar nga partizanët, në Golem të Lushnjes më 1943. Ballistët e kanë cilësuar të vonuar dekorimin e 67 ballistëve, ndërsa akuzojnë komunistët për krime gjakatare nga më të rëndat, të cilët kërkonin të mbanin gjithë pushtetin për vete, duke instaluar diktaturën më të egër komuniste në të gjithë Europën. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në një prononcim për gazetën “Sot”, vlerëson aktin e kreut të shtetit, ndërsa deklaron se komunistët e kanë lënë me dokumente se kanë kryer krime të rënda ndaj ballistëve. “E para, duhet falënderuar Presidenti i Republikës për dekorimin e 67 ballistëve; këtë duhet ta kishte bërë më parë Bujar Nishani dhe të gjithë presidentët e mëparshëm. Unë kam menduar se të gjithë shqiptarët kur filluan proceset demokrate, thanë: Poshtë diktatura, poshtë komunistët, poshtë kriminelët! Shqiptarët duhet të ishin shkëputur nga ky realitet. Komunistët apo historianët e kohës së komunizmit duhet ta mbyllin gojën përpara krimeve të komunizmit, që kanë ndodhur ndaj racës më të pastër shqiptare, ndaj Ballit Kombëtar. Këto janë fakte që vetë komunistët i kanë lënë në arkivat e shtetit. Po të shkosh në çdo fshat ka të vrarë nga kriminelët komunistë. Ligji i dëmshpërblimit fillon që në 28 nëntor 1944 dhe duhet të merrnin të gjitha meritat pasi janë vrarë nga kriminelët komunistë. Ata që mbrojnë tezat e komunistëve vijojnë të jenë në mendësinë e tyre kriminelë”, u shpreh Alimadhi.

Komunistët kundër ballistëve

Sekretari i Parë i PPSH, Muharrem Xhafa, i është përgjigjur ballistëve se Bujar Nishani është mbështetës i bustit të Enver Hoxhës, por dekorimet i ka bërë pasi është borxhli i Sali Berishës. “Pas 73 vjetësh, zoti Nishani, një ish-mbrojtës i pasionuar i bustit të Enverit, dekoron me mirënjohje e vlerësim të lartë si "burra" të paepur ata që luftuan e "sakrifikuan kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”, thotë Xhafa. Sipas tij, Nishani po plotëson atë çka nuk mundi dot të bëjë Berisha kur ishte President. “Nuk është hera e parë që një President "shqiptar" në vitet e pluralizmit borgjez dekoron ballistë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të pushtuesve nazifashistë të Shqipërisë. Një akt të tillë, në mbështetje të nazifashizmit e të reaksionit shqiptar të vjetër dhe të sotëm, e ka bërë më parë se zoti Nishani "babushi" i tij, Sali Berisha! Në rrugën e tij, Nishani nuk po bën gjë tjetër, veçse është duke plotësuar çfarë nuk ka mundur të bëjë "ustai" i tij, kur ishte "President"”, u shpreh Xhafa. Ndërkaq, ai e cilësoi çmenduri dekorimin e ballistëve. “Kjo është kështu, po të habit fakti që, duhet të jesh i çmendur të dekorosh e të bësh vlerësime të tilla për njerëz, që, edhe pse disa kanë qenë të gënjyer nga krerë e kriminelë të Ballit, u pozicionuan me armë në dorë në formacione të posaçme ushtarake të mirëorganizuara kundër forcave partizane në krah të ushtrisë pushtuese gjermane. Por ka pasur edhe më keq se kaq! E do të ketë edhe më keq se kaq! Se pushteti i borgjezisë nuk ka fund në mbështetjen e tij pro fashizmit e kundër popullit!”, tha ai. Ai e kritikon Nishanin duke u shprehur se ka kaluar në krah të pushtuesve dhe armiqve. “Ky "President" sot e qytetar nesër, mbetet në anën pushtuesve nazifashistë dhe të reaksionit antishqiptar! Një herë tjetër kam shkruar diku se në historinë e LANÇ-it, kjo ngjarje mbetet një akt i padëshirueshëm dhe i kritikueshëm. Enver Hoxha dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare e kanë dënuar këtë ngjarje, kanë theksuar se ajo mund e duhej të ishte shmangur dhe e kanë kritikuar fort Mehmet Shehun, madje i është dhënë atij edhe një vërejtje e rëndë me paralajmërim”, thotë Xhafa. 

Eneida Jaçaj

Më të lexuarat