BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha i kundërpërgjigjet Xhafajt: Po faktohet vendosja de juro prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, letra akt i dënueshëm

Basha i kundërpërgjigjet Xhafajt: Po faktohet vendosja de juro

Letra e ministrit Xhafaj drejtuar organit të akuzës për të thirrur Berishën dhe Bashën për të dëshmuar në prokurori, në cilësinë e personave që kanë informacion për pronarët e 613 kg kokainë që u kapën në Durrës, ka sjell dhe reagimin e demokratëve. Ka qenë vetë kreu demokrat Lulzim Basha, ai i cili i është përgjigjur dje ministrit të Brendshëm. Gjatë një deklarate për mediat ku foli për situatën ekonomike në vend, Basha teksa u pyet nga gazetarët për letrën e ministrit Xhafaj drejtuar Krimeve të Rënda, u shpreh se ky veprim është një akt i dënueshëm. Basha tha se ministri Xhafaj po ushtron presion ndaj organit të akuzës për ta vënë këtë të fundit nën kontroll. “Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, Ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe de juro e Prokurorisë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Informacioni më i sigurtë që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn. Uroj që përgjigjen ndaj kësaj pyetje dhe ndaj këtij akti të dënueshëm të mos e mjegullojë apo të mos shkojë në kurriz të mesazhit për ekonominë të dhënë nga FMN-ja dhe shqetësimeve që përsërita sot në emër të opozitës”, u shpreh Basha. Por sakaq, Basha foli edhe për situatën ekonomike në vend. Ai tha se sipas FMN ekonomia shqiptare është dështimi më i madh i qeverisë Rama pasi borxhi publik është në nivele të rrezikshme. Basha gjithashtu deklaroi se një fenomen tjetër që po shkatërron ekonominë e vendit janë koncesionet. “Dje keni ndjekur konkluzionet e misionit faktmbledhës të FMN-së. Ekonomia është dështimi më spektakolar i qeverisë “Rama”. Përshkrimi i dështimeve të qeverisë socialiste në ekonomi është skandaloz; Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për qytetarët e thjeshtë; Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë; Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane. Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim. Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjellë vendit tani janë të dukshme, të raportuara dhe nuk mund të mbulohen më. Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen. Për të gjithë shqiptarët e tjerë që e dëgjuan qartë, thjeshtë dhe mirë mesazhin e FMN-së, është koha për vetëdijësim, është koha për të ndërmarrë të gjitha veprimet, për të ndalur këtë politikë shkatërruese për ekonominë dhe për vendin”, tha ai.

Më të lexuarat