BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha kërkon mobilizim për protestën e 20 shkurtit, paralajmëron rrethimin e qeverisë

Basha kërkon mobilizim për protestën e 20 shkurtit,
Opozita do të përdorë ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha për të rrethuar qeverinë. Partia Demokratike po mobilizon militantët për protestën e paralajmëruar të 20 shkurtit në Tiranë. Opozitarët do të protestojnë në ditën e rënies së bustit të Enver Hoxhës jo kundër diktaturës, por kundër varfërisë, papunësisë, rënies së ekonomisë, ku të gjitha këto fatkeqësi ia ka atribuuar qeverisë 5 mujore në pushtet. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti ftesën e tij ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime politike, që të marrin pjesë në marshimin e protestës popullore të 20 shkurtit, që përkon me 23-vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.
 
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e PD-së në Durrës, Basha tha se lufta opozitare nuk do të ketë të ndalur, pasi siç tha ai, është detyrë e qytetarëve të insistojnë në ndalimin e së keqes pa pritur që e keqja të marrë frymën. “Të jemi bashkë në ftesën tonë ndaj qytetarëve shqiptarë pa dallime politike që të marrin pjesë në 20 shkurt në Tiranë, në përkujtimin e 23-vjetorit të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha dhe në marshimin e protestës popullore. Përvjetorin e rrëzimit të monumentit të Hoxhës do ta përkujtojmë me mesazhe aktuale të drejtpërdrejta për qeverinë e sotme. Do ta ndërmarrim këtë marshim proteste sepse jemi të shqetësuar, jemi në këmbë e do të jemi në këmbë kundër çdo tundimi të kësaj qeverie dhe mazhorance arbitrare për të rehabilituar me forma dhe alibi të llojllojshme figurën e diktatorit. Do ta ndërmarrim këtë marsh proteste, jo se nuk kemi patur durimin për të pritur këtë qeveri të fillojë të mbajë premtimet, por kjo qeveri ka ngritur mashtrimin e publikut dhe paligjshmërinë. Kjo qeveri ka vënë në jetë një politikë ekonomike thellësisht të gabuar që po e rrokullis vendin në pikën zero e poshtë zero në të gjitha drejtimet”, u shpreh Basha.
 
Protestë kundër qeverisë
 
Partia Demokratike rendit një sërë shkaqesh që e çojnë drejt protestës popullore, por, në fakt, shkaqe të cilat nuk janë shfaqur vetëm gjatë këtyre 5 muajve. “Të ngrihemi kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve, kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës, kundër faturave arbitrare afrofe të energjisë, kundër gjobave të paligjshme, kundër shkatërrimeve antiligjore të pronave të qytetarëve, kundër megamashtrimit me shëndetësinë falas dhe përkeqësimit të shërbimit shëndetësor anë e mbanë Shqipërisë, kundër humbjes së vendeve të punës, kundër largimeve arbitrare nga puna, kundër dënimeve kolektive dhe korrupsionit në vendimmarrje si në rastin e djeshëm të furgonave, kundër pasigurisë për jetën dhe pronën”, apeloi Basha. Ai tha se opozita nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë problemeve të sipërmendura. “Këto janë disa nga mesazhet dhe paralajmërimet që marshimi popullor i protestës do t’i adresojë qeverisë, që ka kohë që bën sikur nuk dëgjon nga veshët e nuk sheh nga sytë. Por ne, opozita, Partia Demokratike, demokratët nuk mund të bëjmë shurdhin dhe nuk do të bëjmë shurdhin dhe nuk do ta lejojmë as qeverinë të bëjë shurdhin kur të shohë mijëra e mijëra shqiptarë të lirë në protestë. Marshimi i protestës me 20 shkurt është një detyrë qytetare, është detyrë e çdo qytetari në demokraci”, tha Basha.
 
 
 

Më të lexuarat