BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Basha përjashton krerët e bashkive dhe komunave nga gara për forumet drejtuese, Fatos Hoxha akuza për zhdukjen e Berishës nga faqja e PD

Basha përjashton krerët e bashkive dhe komunave nga gara për
Zgjerohet rrethi i të përjashtuarve nga e drejta për të marrë pjesë në garë, për t’u bërë pjesë e lidershipit të ri të Partisë Demokratike. Objekt i fshesës së Bashës janë bërë edhe përfaqësuesit vendor të Partisë Demokratike, të cilët sipas udhëzimit të përjashtimit, nuk kanë të drejtë të bëhen pjesë e forumeve drejtuese të partisë. Pas përjashtimit të kryetarëve aktualë në rrethe, deputetëve që drejtuan fushatën, Topallit, Bodes, Patozit etj., Lulzim Basha ka përjashtuar nga gara edhe drejtuesit e bashkive dhe komunave. Lajmi bëhet me dije nga Fatos, Hoxha, ish-deputet i Partisë Demokratike, sot i përjashtuar gjithashtu nga procesi i ringritjes së PD. “Udhëzimi i fundit i kryetarit të partisë për analizën dhe zgjedhjet në parti, fatkeqësisht nuk e synon këtë gjë. Ai thjesht përjashton apriori kryetarët “humbës” nga rikandidimi dhe ndalon të kandidojnë apriori kryetarët e bashkive dhe komunave, për shkak të funksionit. Ky qëndrim ka vetëm një përcaktim: “pushkatim pa gjyq”. Kjo nuk është demokratike. Unë e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se në gjithë Shqipërinë, të gjithë kryetarët e PD në degë, grupseksione apo seksione u futen në garë me “humbjen në xhep” dhe për këtë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi”, u shpreh Hoxha. Ish deputeti Hoxha u shpreh se krerët vendorë po “pushkatohen pa gjyq”, pasi nuk po ju nënshtrohen analizës së humbjes, por Basha po i nxjerr apriori nga gara për kreun e PD. “Unë e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se në radhët e pushtetarëve tanë lokalë ne kemi njerëz që na nxijnë faqen dhe që kanë qenë kosto e padiskutueshme në këto zgjedhje, se po të mbështetemi tek ata në zgjedhjet që vijnë dhe t’u besojmë drejtimin edhe të partisë, atëherë humbjen e kemi të sigurtë. Por edhe ata duhet të identifikohen nëpërmjet analizës dhe jo nëpërmjet pushkatimit të të gjithë pushtetarëve lokale pa gjyq”, tha Hoxha. 
 
Udhëzimin nuk e shkroi Basha
 
Ish deputeti Hoxha shprehet se udhëzimin kombëtar nuk e ka shkruar kryedemokrati Basha, por vetë ish kryeministri Sali Berisha. “Unë e di me siguri(dhe nuk jam i vetmi) se këtë udhëzim nuk e ka shkruar kryetari i partisë, por është e njëjta dorë që hartoi listat dhe projektoi humbjen. Kryetari i partisë po lejon që ky skenar të ndodhë, prandaj i bëj thirrje atij dhe çdo anëtari të Kryesisë apo të Këshillit Kombëtar që të lënë për një moment mënjanë “ngjarjet bombastike” dhe të merren me partinë. Mbase do të kenë forcë të ndalin të keqen nëse i dalin asaj ballas. Por dhe nëse nuk do të kenë forcë për këtë, të paktën të dalin dhe të thonë fjalën e tyre dhe këtë ja kanë borxh PD-së dhe gjithë demokratëve”, shprehet Hoxha. Ai denoncon një skandal që në fakt nuk habitet asnjë qytetar të thjeshtë të vendit, analistë dhe opinionistë. Fatos Hoxha deklaroi se fitorja apo humbja në gara elektorale lidhet ngushtë me paranë. “Udhëzimi i kryetarit përcjell një mesazh të rëndë e të gabuar: Shkaku i fitores apo humbjes është…paraja! Dmth, nëse nesër duhet të fitojmë, frymëzimin nuk duhet ta kërkojmë tek morali, shpirti, platforma, vullneti apo entuziazmi demokrat, por tek forca e parasë. Por udhëzimi parashtron dhe një prognozë të rëndë dhe të gabuar: prognozën e asgjësimit të politikanëve lokalë dhe, bashkë me të, prognozën e alienimit të mbështetësve dhe rrethit të tyre familjar dhe shoqëror”, thotë Hoxha. 
 
Rimëkëmbja e PD
 
Fatos Hoxha apelon që të gjenden shkaktarët e vërtetë të humbjes së PD më 23 qershor, pasi në rast të kundërt kjo parti nuk do të rimëkëmbet. “Unë e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se PD-ja nuk rimëkëmbet dot nëse ne nuk i vëmë emrin shkaktarëve të humbjes, nuk e heqim fatin tonë nga duart e tyre, nuk i përjashtojmë ata nga vetja. PD nuk rimëkëmbet nëse në krye të kësaj fushate për “fillimin e ri” vihen persona që jo vetëm s’kanë lidhje me Partinë Demokratike, por janë figura nga më të përfolurat në publik për motive nga më të ndryshmet”, shprehet Hoxha. Ndërkaq, ai denoncon edhe një fakt tjetër të pakontestueshëm, blerjen e votës. “Unë e di me siguri (dhe nuk jam i vetmi) se blerja e votës është bërë taktike elektorale prej kohësh për të gjitha partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje. E konstatova së fundmi edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, kur një numër i frikshëm kandidatësh kandiduan jo me platforma elektorale, por me “plane biznesi” (kaq do e blej mandatin, kaq plus aq do nxjerr nga mandati për katër vjet). Shumica e tyre sot janë deputetë dhe kanë vënë në funksionim planin e biznesit. Por, as për këtë nuk e kanë fajin liderët politikë lokalë. Prandaj, udhëzimi është i padrejtë kur kërkon ta shkarkojë përgjegjësinë e humbjes, për këtë shkak, tek ata. Apo duhet të bëhen përgjegjës se nuk hodhën para sa duhet për të blerë ata më shumë?!”, shprehet Hoxha.
 
Debatet politike
 
Ish deputeti Fatos Hoxha, është ndalur edhe në një sërë debatesh politike, të cilat po lodhin njerëzit dhe nuk i japin asnjë të mirë të ardhmes së vendit. Ndërkaq, u bënë thirrje demokratëve që të merren me rimëkëmbjen e PD dhe jo me debate të kota publike. “Ata demokratë që shqetësimin tim e kanë “fije bari” i ftoj të vazhdojnë të merren me debatin se të kujt janë trafikantët e drogës, se avionët nuk janë avionë që vrasin mushkonja, por janë mushkonja që transportojnë drogën me aviona, se sms në celularin e Sajmirit nuk janë të Sajmirit, se tritoli që shpërthen nuk është tritol, se fotot e liderit historik nga faqja e internetit të Partisë nuk po i heq Basha, por janë agjentët e Jozit, Majlindës dhe Albanës, që po sabotojnë autoritetin e liderit të ri, se ngjyra e kuqe e fustanit të koordinatores synon të nervozojë dhe t’i bëjë karshillëk blusë autoktone të Laurës etj, etj. Unë i respektoj pa mëdyshje për zgjedhjen e tyre, por gjithsesi, dua të vazhdoj të tërheq edhe sot vëmendjen e demokratëve për “thelbin e të gjitha ngjarjeve” për ta, për procesin e riorganizimit dhe rimëkëmbjes së Partisë Demokratike”, shprehet Hoxha.
 

Më të lexuarat