BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Basha: Relacioni i qeverisë vetëm gënjeshtra, marrëveshja me CEZ e paligjshme

Basha: Relacioni i qeverisë vetëm gënjeshtra, marrëveshja me
Në prag të nisjes së seancës së fundit parlamentare për këtë sezon, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në një një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku sulmon qeverinë për marrëveshjen me CEZ, duke e cilësuar si një krim financiar me përmasa të papara. Sipas Bashës, drafti që pritet të miratohet sot në Kuvend, ja faturon vjedhjen e shekullit shqiptarëve, përmes rritjes së çmimit të energjisë.
 
“Qeveria Rama-Meta erdhi me idenë për të lënë mënjanë arbitrazhin dhe për të negociuar me CEZ. Një nga provat është edhe fakti se duke e dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë, Rama pranonte fajin e palës shqiptare. Dy raportet e vlerësimit teknik dhe financiar ishin në dispozicion të tij. Këto raporte që disponohen nga opozita dhe do të bëhen sot publike, thuhet se Shqipërisë CEZ i detyrohet një shumë deri  në 3 miliardë dollarë. Konflikti me CEZ ka nisur në tetor të vitit 2012. Në atë kohë qeveria kontaktoi një nga firmat më të njohura për të negociuar me CEZ. Në nëntor të vitit 2012, pas dështimit të negociatave, na këshilluan të heqim të dyja licencat e CEZ, t ngrinim një padi civile kundrejt kompanisë dhe na u rekomandua të ngremë edhe një padi penale ndaj stafit CEZ. U bë çdo përpjekje për të ndjekur këshillat e avokatit ndërkombëtar.
 
Sipas këshillimit, nga ana e qeverisë së mëparshme u morën këto masa: CEZ iu hoqën licencat, u përgatitën procedura tenderuese për auditorë ndërkombëtarë, u paraqit kallëzimi penal ndaj stafit të CEZ-it etj. Qeveria i mban të fshehura këto raporte dhe keqpërdor emrin e avokatit kombëtar duke u përpjekur të manipulojë opinionin publik. Bërja publike e opinionit ligjor të avokatit kombëtar është një detyrim madhor i opozitës. Këto janë fshehur jo vetëm publikut por edhe deputetëve. Është hera e parë që një konflikt i këtyre përmasave të zgjidhet me negociata në fshehtësi të plotë, pa pjesëmarrjen e avokatit ndërkombëtar. Asnjë avokat apo ekspert ndërkombëtar nuk e ka këshilluar këtë qeveri.
 
Këto janë faktet e fshehura nga sytë e qytetarëve, të fshehura nga opinioni publik dhe me gjasa, edhe ndaj deputetëve. Pa dyshim jemi kundërshtarë politikë, por ju keni detyrimin madhor para Kushtetutës, të mos bëni pjesë në këtë krim të përmasave kolosale, në këtë vjedhje, e cila nëse realizohet, ju bën përgjegjës. Ju bën përgjegjës të një vjedhje 10 herë më të madhe se vjedhja e Bitros në thesarin e Shqipërisë. Sot ështe koha që të gjithë të ndërgjegjësohemi për thellësinë kriminale që këtë megaskandal. Mos e votoni marrëveshjen me CEZ! Mos u bëni pjesë e këtij megaskandali. Kërkoni transparencën e plotë”, u shpreh Basha.
 

Më të lexuarat