BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
BE vlerëson miratimin e Ligjit për KLD: Na ndihmon për Mbështetjen e Buxhetit
Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2014
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vlerësoi vendimin e djeshëm të Parlamentit shqiptar mbi Ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Sipas tyre, miratimi i këtij ligji i lehtëson rrugën Programit të BE për Mbështetjen e Buxhetit.
Ata e konsideruan këtë një hap të rëndësishëm mbi përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar auditin e jashtëm të fondeve publike. Miratimi i këtij ligji ishte një ndër kushtet kryesore për dhënien e fondeve të BE. Programi i BE mbi Mbështetjen e Sektorit të Buxhetit për reformën e Menaxhimit të Financave Publike në Shqipëri, që është i pari për rajonin e Ballkanit Perëndimor, po finalizohet në Bruksel. Miratimi i këtij programi do të sigurojë 40 milionë euro gjatë tre vjetëve për përpjekjet e reformave në Shqipëri.
Ky program është pjesë e Instrumentit më të gjerë për Asistencë para Anëtarësimit (IPA), që për vitin 2014 arrin në 67 milionë euro. Në gjashtë vitet në vijim, Shqipëria do të marrë një shumë prej 650 milionë euro, si pjesë e ndihmës financiare të BE për periudhën 2014-2020.
Kjo mbështetje do të ndihmojë vendin për të çuar reformat përpara, gjithashtu lehtëson investimet që lidhen me procesin e anëtarësimit dhe ndihmon në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.