BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi marrëveshje për parti të re politike pas zgjedhjeve të 21 Qershorit?

Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi marrëveshje për parti të re
Një lëvizje e re politike duket se po ngjizet dhe formatohet në fshehtësi, për t’u hedhur në tregun politik fill pas zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit. Ndonëse protagonistët e formatit të ri politik në horizont, i cili mund të trazojë dy kampet kryesore politike, ende nuk kanë dalë plotësisht në skenë, zërat lidhen me deputetin Ben Blushi dhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ish-funksionar i lartë i Partisë Demokratike. A kemi një marrëveshje mes Ben Blushit dhe Gjergj Bojaxhi për të krijuar një parti të re pas zgjedhjeve të 21 Qershorit? Gjithçka do të qartësohet pas zgjedhjeve, por shenjat dhe sinjalet flasin për një lëvizje të tillë.
 
Opozitarizmi sistematik i Ben Blushit ndaj Edi Ramës dhe rikthimi i Gjergj Bojaxhiut në skenën politike shqiptare, duket se bashkohen nga një ide dhe projekt i përbashkët. Së pari, Ben Blushi dhe Gjegj Bojaxhi, kanë shkuar aq larg me kritikat dhe akuzat ndaj partive të tyre, sa që duket se nuk do të ketë më kthim pas dhe rehabilitim. Së dyti, të dy personazhet në fjalë po tentojnë të mbledhin rreth vetes elementë të pakënaqur në kampin opozitar dhe atë të shumicës në pushtet. Dy kampet kryesore politike në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, herë në opozitë dhe herë në pushtet, vijojnë të prodhojnë elementë të pakënaqur dhe të pabindur, të cilët shkojnë drejt krijimit të partive të reja, ku më pas akuzojnë sistemin zgjedhor dhe monopolin politik PD-PS për dështimin e tyre në përballjet elektorale. Në këto kushte, Gjergj Bojaxhi ka afruar dhe mbledhur në grupin e tij shumë pjesëtarë të KOP-it të Sali Berishës, nga ku dolën shumë figura politike. I gjithë shtabi i Bojaxhiut përbëhet nga ish-funksionarë dhe anëtarë të KOP, të gatshëm për një lëvizje të re politike, pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Flitet se aksionit të Bojaxhi mund t’i bashkohen edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, të identifikuar tashmë si kundërshtarë të linjës Berisha-Basha si dhe të futur në rreth të kuq, për të mos qenë më në listat e zgjedhjeve të 2017. Ky grup i konsiderueshëm deputetësh do të shohë mënyra të tjera për të mbijetuar në politikë, ku nuk përjashtohet bashkimi me lëvizjen e Bojaxhiut. 
 
Ben Blushi 
 
Ben Blushi pretendon se janë disa deputetë të Partisë Socialiste, të cilët mendojnë në heshtje si ai sa i takon performancës së qeverisë dhe mënyrës se si po e menaxhon kryeministri Edi Rama pushtetin e fituar në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Deputeti rebel ka deklaruar gjithashtu se aksioni i tij i fundit kundër Edi Ramës është serioz dhe i pakthyeshëm. Deputeti Blushi, ndryshe nga shpërthimet e kahershme, ka qenë konsistent dhe i vendosur në kritikat ndaj qeverisë “Rama”.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat