BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Beqaj në Berat: 20 ambulanca dhe 1 helikopter në shërbim të qytetarëve

Beqaj në Berat: 20 ambulanca dhe 1 helikopter në shërbim të
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka marrë pjesë ditën e shtunë në ceremoninë e përurimit të punimeve të rikonstruksionit dhe riparimit të mjediseve të ndërtesës së Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik (DRSHP) në Berat. 
 
Nëpërmjet investimit të realizuar falë një bashkëpunimi me Këshillin e Qarkut Berat, kjo godinë u rikonstruktua duke ndryshuar plotësisht fasadën, e cila ndodhej në një gjendje të mjeruar, dhe duke riparuar e rikthyer në gjendje funksionale të gjitha mjediset e brendshme të DRSHP-së.
 
Duke përshëndetur punonjësit e këtij shërbimi dhe autoritetet e qeverisjes vendore të pranishëm në takim, Ministri Beqaj u shpreh se ministria e shëndetësisë është e vendosur për të ofruar jo vetëm shërbim cilësor të mirë, më tepër barna, por dhe mjedise cilësore infrastrukturore në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.
 
Gjithashtu, duke i’u përgjigjur interesit të mediave të pranishme, kreu i shëndetësisë ka folur edhe për projektet dhe nismat e ministrisë së shëndetësisë që synojnë plotësimin e mangësive dhe përmirësimin e shërbimit të urgjencës mjekësore në vend, duke premtuar se 20 autoambulanca të reja dhe 1 helikopter i ri do të jenë së shpejti në shërbim të pacientëve shqiptarë.
 
"Ne kemi nevojë ta rithemelojmë shërbimin kombëtar të urgjencës mjekësore. Nëpërmjet këtij shërbimi do të sigurojmë prani të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse për t’ju përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë gjithë stinëve të vitit për kujdes në sëmundshmëri dhe trauma. Gjithashtu, së shpejti, do të fillojmë me programin e kontrollit bazë shëndetësor për popullsinë 40-65 vjeç", është shprehur Beqaj.
 
Gjithashtu, ministri Beqaj i’u përgjigj interesit të mediave lidhur me specializimet e munguara prej më se tre vitesh në mjekësi, ku theksoi mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, dhe duke shpjeguar se për të plotësuar këto mangësi do të rihapen specializimet me 360 kuota. 
 
"Kemi marrë vendimin në qeveri për të rihapur specializimet. Janë 360 kuota, dhe besoj se javën e ardhshme, Universiteti i Mjekësisë do të realizojë edhe konkurset", ka thënë ministri Beqaj.
 
Takimi i Ministrit Beqaj në DRSHP u zhvillua në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese që u organizuan në bashkëpunim me shoqërinë civile, mësues, nxënës, mjekë, punonjës të shëndetësisë e qytetarëve të Berati më mbështetje të nismës “Shqipëria Jo Duhanit”.
 

Më të lexuarat