BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Beqaj: Reforma e tregut të barnave, përparësi absolute

Beqaj: Reforma e tregut të barnave, përparësi absolute
Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore organizuan sot një seminar teknik mbi ecurinë e reformës në sektorin farmaceutik në Shqipëri, në të cilin morën pjesë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Menaxherja e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Tahseen Sayed, Zëvendësministrja e Shëndetësisë znj. Milva Ekonomi, drejtues, punonjës e specialistë të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, përfaqësues nga partnerët për zhvillim dhe të sektorit farmaceutik. Në takim u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit të fundit “Shqyrtimi i Politikave Farmaceutike në Shqipëri” nga konsulenti i Bankës Botërore Luka Voncina.  Duke falënderuar Misionin e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e kujdesit shëndetësor, dhe veçanërisht për raportin e shqyrtimit të sektorit farmaceutik në vend, Ministri Beqaj theksoi se konstatimi ynë përkon me gjetjet e raportit, kemi barna krahasimisht më të shtrenjtë se vendet e rajonit, në tregun në përgjithësi edhe në çmimin e barnave që prokurohen për në spitalet tona.
 
"Në programin e Qeverisë, ne jemi angazhuar se do të përpiqemi që barnat në Shqipëri të mos kushtojnë më shumë se në vendin ku ato prodhohen, se do të ketë barna të sigurta, barna që përdoren me efektivitet, por që do të jenë të përballueshme, qoftë për individin, apo qoftë për buxhetin e shtetit dhe për Fondin (Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor). Sigurisht, që ne besojmë se hapat e para të ndërmarra nga Qeveria, - ashtu siç u bënë prezente edhe ditën e hënë në prezantimin publik për 300 ditët e para të qeverisjes, - kanë filluar të japin efektet e tyre. Përjashtimi i barnave dhe i shërbimit shëndetësor nga tatimi mbi vlerën e shtuar, efektiv që nga data 1 Prill, është një fakt, është një realitet, është prezent në të gjitha farmacitë. Në ditët e para, publikut i’u tha që do të ketë dramë e gjëmë, i’u tha që do të duhen muaj, por kjo gjë u stabilizua. Dhe, të paktën, ka filluar të pasqyrohet edhe në raportimet e përmuajshme që Instituti i Statistikave bën për ndryshimin e çmimeve të konsumit. Grupi i kujdesit shëndetësor, është një grup me rënie të ndjeshme, pikërisht sepse aty tregu është i rregulluar dhe përjashtimi nga TVSH-ja ka filluar të japë efektin e vet. Së afërmi, do të miratohet në Kuvend një ligj i plotë për TVSH-në, ku jo vetëm që rikonfirmohet përjashtimi i barnave dhe i shërbimeve mjekësore, por do të zgjerohet edhe me përjashtimin e pajisjeve mjekësore të implantueshme dhe të pajisjeve mjekësore të implantueshme aktive. Gjë, që është një tjetër përfitim për qytetarët, për pacientët, dhe lehtësim i buxhetit të shëndetësisë.
 
Bashkë me drejtësinë, shëndetësia, perceptohen nga shqiptarët si dy nga sektorët më të korruptuar dhe lufta kundër korrupsionit është jo vetëm një angazhim kryesor i Qeverisë sonë, jo vetëm sepse ndikon drejtpërdrejtë edhe në varfërimin e më të varfërve, por është një objektiv kryesor i 300 ditëve të dyta të qeverisjes, të cilat kanë filluar që nga dita e djeshme.
Ndërkohë, jemi në proçedurë prokurimi për projektin pilot të recetës elektronike, që besoj, se duhet të fillojë nga puna për zbatimin dhe implementimin në nëntor, dhe ndërkohë, në buxhetin afatmesëm 2015-2017, janë të parashikuara 5 milion dollarë për ta shtrirë recetën elektronike në të gjithë Shqipërinë. Jemi pak më të tërhequr, jemi pak më ngadalë në planet që kishim për sistemin e gjurmimit të barnave “Track & Trace”, sepse edhe me këshillën e Lukës (Luka Voncina), në tetor, Bashkimi Europian do të nxjerrë një guideline (udhërrëfyes) se çfarë duhet të kenë parasysh sistemet “Track & Trace” që do të bëhen standard në Evropë, në mënyrë që, edhe pse nuk jemi vend anëtar, por tashmë vend kandidat, kur ta kërkojmë dizenjimin e sistemit, të jemi në përputhje me atë që do të jetë në të ardhmen standard në Europë.
 
Unë nuk rresht së përsërituri, financimi publik për shëndetësinë në Shqipëri është i ulët, duhet të rritet, por nuk mund t’u kërkojmë shqiptarëve të kontribuojnë më shumë për shëndetësinë, ne jemi për taksimin e përgjithshëm, në qoftë se nuk provojmë se me të njëjtat para që kemi sot në dispozicion, njerëz, pajisje apo mjedise pune, jemi në gjendje të ofrojmë kujdes (shëndetësor) më të mirë. Për reformat që po ndërmarrim, po konsultohemi me Direktivat e Bashkimit Europian, me ekspertizë të vendeve të ndryshme, me kontaktet që kemi me institucionet me institucionet homologe, kryesisht agjencitë e kontrollit të barnave, pavarësisht se si quhen në vendet e tyre. Në projektin e Bankës Botërore, që besoj se do të fillojmë deri në fund të vitit, do të kemi një komponent specifik për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve tona lidhur me farmaceutikën", u shpreh Beqaj.
 

Më të lexuarat