BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Beqaj: S’mund t’i kërkojmë shqiptarëve më shumë për shëndetësinë, nëse nuk jemi në gjendje të ofrojmë më tepër

Beqaj: S’mund t’i kërkojmë shqiptarëve më
Ambasadorë dhe përfaqësues të shtatë selive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, vizituan dje qendrën e shërbimit të urgjencës “Emergency Response Albania” dhe zonën bregdetare turistike të Spillesë, Kavajë. Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj kishte ftuar përfaqësues dhe miq të shquar të komunitetit ndërkombëtarë të partnerëve dypalësh dhe donatorë të tjerë institucionalë që kanë bashkëpunuar ngushtë, dhe kanë ndihmuar e kontribuar në përmirësimin e sektorit shëndetësor në Shqipëri.
 
Të ftuar si pjesë e aktiviteteve të organizuar në formën e një forumi të hapur diskutimesh të lira për të falenderuar partnerët tanë ndërkombëtarë dhe për të shprehur mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e çmuar dhe ndihmën e pakursyer në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor të Shqipërisë gjatë 300 ditëve të para në detyrë e Qeverisë së "Aleancës për Integrim Evropian", në takim ishin të pranishëm z. Alexander Arvizu, Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, shoqëruar nga z. Marc Ellingstad, Oficer i Përgjithshëm i Zhvillimit /USAID, z. Donald Brown, Oficer i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtar, z. Hidayet Bayraktar, Ambasador i Turqisë në Shqipëri, shoqëruar nga z. Sinan Cem Bas, Këshilltar, z. Andrea Senatori, Drejtor i Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Shqipëri (Cooperazione Italiana allo Sviluppo), znj. Astrid Wein, Drejtore e Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency - ADA) për Shqipërinë, z. Holger Tausch, I ngarkuari me Punë i Zvicrës në Shqipëri dhe Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian për Shqipërinë, znj. Tahseen Sayed, Drejtore e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë dhe z. Clive Rumbolt, I ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
 
“Gjithcka kemi arritur këto 300 ditë të para të qeverisjes, nuk do të ishte e mundur pa ndihmën tuaj”, tha ndërmjet të tjerash Ministri Beqaj në takim. “Ne nuk mund t’i kërkojmë shqiptarëve të kontribuojnë më shumë për shëndetësinë, nëse nuk jemi në gjendje të provojmë sot, se të paktën, me të njëjtat barna, me të njëjtët njerëz, me të njëjtët mjedise dhe me të njëjtat pajisje, jemi në gjendje të ofrojmë shumë më tepër”, - tha z. Beqaj.
 
Gjithashtu, z. Beqaj foli edhe për ecurinë e deritanishme të punës lidhur me pesë prioritetet themelore në sektorin e sistemit të kujdesit shëndetësor, të cilat përfshijnë: Paketën e Kontrollit Bazë Falas për Grupmoshën 40-65 vjeç; Nismën për krijimin dhe funksionimin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës; Optimizimin e shërbimit spitalor; Ngritjen e një Shërbimi Informacioni Elektronik në shëndetësi, ku për këtë qëllim, sapo u miratua projekti e-health, që do të financohet nga kredia e Qeverisë Austriake; si dhe, nisma tepër e rëndësishme e miratimit të bazës ligjore për krijimin e Regjistrave të Sëmundjeve, sepse nëse duam të shkojmë te mbulimi universal, në radhë të parë, duhet të dimë në mënyrë shumë më të saktë se cili është profili epidemiologjik i shqiptarëve, të cilët do t’i marrim përsipër të kujdesemi në mënyrë universale.
 

Më të lexuarat