BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha akuza të rënda në Parlament: Rama dërgoi vrasësin për gazetarin Çanin, polici i tha Kostandinit "mbathja", po strehoni banda dhe kriminelë, zgjedhje të parakohshme

Berisha akuza të rënda në Parlament: Rama dërgoi
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në seancën e sotme plenare, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe Policisë së Shtetit.
 
Gjatë fjalës së tij, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Më tej ai ka akuzuar kryeministrin Rama, duke i thënë se është i lidhur me krimin dhe se ka dërguar një "ushtar" të Emiljano Shullazit, për të vrarë gazetarin Çani.
 
Ai tha më tej se integrimi për shqiptarët është një horizont që po largohet çdo ditë, duke shtuar se nuk ka gjë më të fortë se parimet. 
 
“Në të gjitha projektet që ka Shqipëria, kryeprojekti është integrimi evropian. Për fatin më të keq integrimi është shndërruar për shqiptarët në horizont të bukur që largohet çdo ditë e më shumë prej tyre. Në një horizont të bukur joshës, por që bëhet çdo ditë e më shumë i paarritshëm. Integrimi është një proces i cili kalon në një hartë rruge të përbërë nga ato që quhen kritere Kopenhageni, që t’ju bëjnë ju më të lirë, më të sigurt. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Këtu këto kritere të ndërtuara në një përpjekje dy dekadash dhe më shumë, me një investim kolosal të shqiptarë dhe partnerëve po çmontohen çdo ditë. Kryeministri ka zgjedhur jo standardet e Kopenhagenit, por kërcënimin ndaj Evropës. Ai çon mesazhe në Bruksel, po u lodhët ju ne humbin durimin. Dhe po humbën ne durimin, mjerë ju ku do strukeni. Asgjë se tremb Evropën nga humbja e durimit, nga këta që ndërtojnë murin e korrupsionit”, u shpreh Berisha. 
 
 Një ndër akuzat e rëndë që kryeministri ka bërë në Parlament, është ajo që lidhet me atentatin ndaj gazetarit Çani, duke thënë se kreu i qeverisë ka dërguar për t'a vrarë një person të Emiljano Shullazit, duke e quajtur atë "ushtarin" e tij.
 
Më tej ai ka përmendur edhe vizitat e fundit të kryeministrit Rama në QSUT, duke thënë se ka terrorizuar mjekët dhe infermierët.
 
"Ky kreu i ekzekutivit pa gjethe fiku shkon tre herë në spital, u thotë atyre "krenohemi me ju" për punën e jashtëzakonshme, terrorizon mjekët dhe infermierët", është shprehur Berisha duke shtuar se në spitale po demonstrohet akti i pedofolisë.
 
Më pas ish-kryeministri ka folur edhe për bandat, duke përmendur djalin e ish-deputetes Luiza Xhuvani, për të cilin tha se po mbrohet nga qeveria.
 
"Çfarë po ndodhë me Kostandinin e Partisë, përpjekjet tuaja për të shpëtuar Kostandinin janë makabre. Është një dëshmitar që quhet Enver Basha, i cili la punën në 4 të mëngjesit dhe po shkonte në shtëpi, ra në vendin e krimit, ra tek Kostandini, në prani të tij, polici i thotë:"Mbathja", ai shokohet dhe e ndjek nga pas dhe i kap revolen. I ofron flori, ndërsa dëshmitari ia kthen: "Ke vrarë 4 veta" dhe ia dorëzon policisë", ka thënë Berisha për djalin e Kostandinit.
 
Ai më pas ka folur edhe për bandat tek Rruga e Kavajës, duke thënë se janë bandat e qeverisë dhe kriminelët po mbrohen nga këta të fundit.
 
Ndër të tjera ai tha se shteti ligjor është zëvendësuar me atë policor, duke iu drejtuar deputeteve socialistë në Kuvend, të cilëve u tha se asgjë nuk i lidh me Evropën.
 
“Në 1 vit u arrestuan 38 700 shqiptarë. Këta nuk janë arrestuar se kanë sharë ministrat, por janë arrestuar se kryeministri nga mëngjesi në darkë, me trashëgiminë e tij të zezë në vend që të thërrasë punë dhe punësim, thërret burgje dhe hekura, se këto i japin qetësi shpirtërore. Nuk janë si burgjet e diktaturës por kanë ngjashmëri. Në një qeli, sipas raporteve të institucioneve tuaja grupohen 20 vetë sikur të ishin derra dhe jo njerëz. Në një qeli, njëlloj si në vitet ’45. E gjitha kjo se kundravajtjet civile kthehen në penale. Ky shtet policor nuk është ligjor”, tha deputeti demokrat. 
 
 
 
 

Më të lexuarat