BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berisha akuzon qeverinë: Përgjakët Tiranën me 4 të vrarë nga banda juaj, tani po shpëtoni djalin e Luiza Xhuvanit

Berisha akuzon qeverinë: Përgjakët Tiranën me 4 të
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe si autor kryesor është akuzuar djali i Luiza Xhuvanit, Kostandin Xhuvani. Ai ka akuzuar qeverinë, duke thënë se krimi është kryer nga banda e saj, ku kjo e fundit sipas tij ka patur imunitetin e parlamentit.
 
Berisha duke u bazuar të mediat, thotë se vrasësi kryesor është djali i Luiza Xhuvanit dhe se sipas ish-kryeministrit, ky i fundit ka vrarë bashkëmoshatarin e tij disa vite më parë dhe nuk është dënuar. Ai thotë se Kostandin Xhuvani është mbrojtur nga lidhjet politike të nënës së tij me kupolën e PS, Edi Ramës, dhe kësaj liste Berisha i shton Ina Ramën dhe Bamir Topin.
 
"Tirana gdhin e përgjakur me 4 të vrarë nga një bandë e qeverisë. Qeveria në këmbë për të shpëtuar vrasësin. Tirana sot nuk do ishte e përgjakur dhe këto katër jetë nuk do ishin marrë mizorisht sikur banda të mos kishte patur mbështetjen e qeverisë dhe imunitetin e parlamentit. Policia deri tani hesht për masakrën e bandës së saj, por dëshmitarët dhe mediat pohojnë se ekzekutor kryesor i katër të rinjve është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili pak vite më parë ekzekutoi afër shtëpisë se tij një bashkëmoshatar. Por duke përdorur imunitetin parlamentar të nënës së tij, lidhjet e saj politike me kupolën e PS dhe Edi Ramën, I. Ramën dhe B. Topin, vrasësi nuk vuajti as dhe një vit dënim. Pas lirimit ai vendosi selinë në zonën elektorale të deputetes Xhuvani, bënte ligjin në këtë zonë dhe në ato përreth dhe ishte financues i PS dhe kryesor në drogën në Lazarat", ka shkruajtur Berisha në Facebook.
 
Ai ka thënë ndër të tjera se deputetë qeveritar socialist dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, po bëjnë gjithçka sipas tij, për të nxjerrë jashtë kësaj vrasjeje, djalin e Luiza Xhuvanit, që e ai quan "banditin e pushtetit".
 
"Ditën që e ëma e rrokte dhe puthej me të në mjediset e parlamentit, ai drejtonte daljen nga Lazarati të karvanit të trafikantëve. Pas krimit makabër të mëngjesit të sotëm, deputetë qeveritar socialist, Didi dhe fallanga e krimit po bëjnë gjithçka për t'a nxjerrë duar jashtë në këtë vrasje banditin e pushtetit. Ky akt makabër dëshmon se sot krimi dhe qeveria janë një e të pandarë dhe se Policia e Shtetit ka zero kontroll mbi krimin dhe se ajo i ka lëshuar krimit plotësisht territorin dhe kontrollin e tij", ka mbyllur reagimin e tij, ish-kryeministri, Sali Berisha.
 

Më të lexuarat