BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha-Basha aksion për rrëzimin e qeverisë, më 20 shkurt nisim valën e protestave

Berisha-Basha aksion për rrëzimin e qeverisë, më 20 shkurt
Sali Berisha dhe Lulzim Basha, kanë paralajmëruar një aksion për rrëzimin e qeverisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar protesta në datën 20 shkurt, për situatën e rënduar ekonomike dhe të rendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Basha deklaroi se protesta e opozitës do të zhvillohet në 23 vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, duke e personifikuar si simbol të mashtrimit, mjerimit dhe varfërisë së Shqipërisë. “23 vjetori i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës të mos jetë vetëm një përkujtim, por edhe një ditë e madhe refuzimi dhe proteste popullore kundër gjendjes së rendë ekonomike, pasigurisë së frikshme, arrogancës, arbitraritetit, mashtrimeve dhe paligjshmërisë që ka ngritur në sistem qeveria e sotme. Ky do të jetë një marshim proteste, i thirrur dhe i drejtuar nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare , në të cilin do të ftojmë të marrin pjesë të gjithë qytetarët që mendojnë se gjendja e tyre e jetesës dhe sigurisë po përkeqësohet, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet elektorale të Ramës, të braktisura nga vetë Rama, ish të përndjekurit, pronarët, pensionistët që jo vetëm nuk do të kenë rritje të pensioneve, por po kërcënohen seriozisht në atë që marrin, të gjithë ata që nuk kanë shpresë e duan të kenë shpresë”, u shpreh Basha. 
 
Kriza ekonomike
 
Në fjalën e tij, kreu i opozitës, theksoi se faktet tregojnë se ekonomia e vendit është sot e kërcënuar më shumë se kurrë dhe se papunësia ka prekur për herë të parë numrin e 186 mijë personave. Basha ka adresuar akuza kundrejt qeverisë “Rama”, që sipas tij, nuk po mban premtimet dhe po gënjen qytetarët shqiptarë. “Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia. Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale. Premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por deri tani nuk është bërë asgjë. Deri në muajin shtator duhet të hapen të paktën 70 mijë vende pune nëse duan të mbajnë premtimin, por shpresojmë që të mos shkojë në minus 70 mijë vende pune. Administratës i është bërë e qartë që nuk do të ketë rritje pagash”, tha Basha. 
 
Berisha: 
 
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në rrjetin social “Facebook”, ka mbështetur deklaratën e Bashës, duke u shprehur se 20 shkurti shënon fillimin e sezonit të protestave më të fuqishme në historinë e vendit, për t’i dhënë fund regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet me mashtrime. “20 shkurti, fillimi i sezonit të protestave më të fuqishme në historinë e vendit! 20 shkurti, dita e përmbysjes së shtatores të diktatorit barbar dhe busteve të gjalla të bllokmenëve hoxhist, fillimi i protestave për fundin e regjimit të neobllokmenëve që erdhën në pushtet duke premtuar krijimin e 300 mijë vende pune dhe shkatërruan e po shkatërrojnë dhjetëra mijëra vende pune”, pohoi Berisha. Ish-kryeministri deklaroi se premtimet e qeverisë “Rama”, për legalizime falas, shërbime shëndetësore falas dhe ulje të taksave, nuk janë tjetër veçse tabloja e zezë e pikturuar në 5 muaj, si rezultat i papunësisë dhe arbitraritetit të qeverisë. “Premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas por mashtruan dhe vetëm mashtruan. Premtuan ulje të taksave për 97 % të shqiptarëve, ulje të çmimeve për të gjithë qytetarët dhe rritën taksat dhe çmimet për të gjithë shqiptarët, premtuan heqje të TVSH për ushqimet dhe energjinë dhe vendosën faturën afrofe duke detyruar qindra mijëra familje të paguajnë 2.5 herë më shumë për energjinë sesa kryeministri dhe ministrat e vendit. Protesta, ngadhënjimi i qytetarëve të mashtruar, qytetarëve që çdo ditë varfërohen dhe humbasin vendet e punës. Bijtë meritojnë fatin e etërve të tyre barbarë! Miq, të gjithë në protestë”, tha Berisha. Joana Tafa
 
 

Më të lexuarat