BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha: Bujqësia e harruar dhe mashtrimet e qeverise Rama-Meta

Berisha: Bujqësia e harruar dhe  mashtrimet e qeverise Rama-Meta
Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar lidhur me analizën e 300 ditëve të punës të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas Berishës gjate këtyre 300 ditëve qeveria Rama - Meta u tall me fermerët shqiptar, pasi të gjitha premtimet janë shndërruar në mashtrime.
 
"Të dashur miq, këto ishin 300 ditë tallje nga qeveria Rama - Meta me fermerët shqiptar. Gjatë këtyre 300 ditëve Edvin Kristaq Rama, njeriu që kishte premtuar 5-fishimin e financimit të fermerëve, heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës për fermerët, rimbursimin e plotë të TVSH-së së prodhimeve të shitura bujqësore, investimin e 140 milion dollarëve për vaditje, ndërtimin e rrugëve midis ngastrave të prodhimit, në këto 300 ditë thjesht u tall me fermerët. 
 
Këto 300 ditë qeveria Rama-Meta nuk kanë financuar as dhe një projekt të vetëm në bujqësi apo blegtori, frutikulture. Përkundrazi, vjeshtën që kaloi bllokoi mbi 30% të fondeve të kontraktuara për financimin e projekteve. Qeveria nuk ka ribmursuar asnjë qindarkë prodhim bujqësor të shitur, nuk ka ndërtuar një km rrugë midis ngastrave të prodhimit, nuk kanë ndërtuar qoftë dhe një km kanal vaditës.
 
Para këtij bilanci, në të cilin të gjitha premtimet janë shndërruar në mashtrime, Rama, në takime me fermerët në Korçë e Lushnje, në të cilat ndau nga 5-6 grante për rreth, fliste përçartë. Tani e tutje, ju tha Rama fermerëve, nuk ka më para për lëmosh apo për pensione por për projekte dhe mashtronte si Nastradini se ka rritur financimin e fermerëve me 70% etj etj. 
 
Në të vërtetë qeveria bllokoi për 300 ditë fondet për financimin e projekteve në bujqësi, ndërkohë që gjatë vitit 2013 u financuan nga qeveria e PD mbi 10 mijë projekte dhe në 5 vitet e fundit u financuan mbi 45 mijë projekte në frutikulture, ullinj, vreshta, sera, me të cilat u mbollën mbi 10 milion ullinj, mbi 10 mijë hektar vreshta, u rrit me 13 herë prodhimi i mollëve, u dyfishuan dhe trefishuan eksportet. Në zonat rurale u ndërtuan mbi 8000 km rrugë, 600 ujësjellësa, kanalizime, rreth 1000 shkolla dhe kopshte, qindra km kanale kulluese dhe vaditëse. Në fshat, jo për lëmosh, siç thotë Rama, por për detyrim, u dyfishuan pensionet", shkruan Berisha në Facebook.
 
 

Më të lexuarat