Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

09/12/2014 - 23:00

FairSoutheast, Light breeze, 2.5 m/s21°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0144 bar

Durrës, Albania

09/12/2014 - 23:00

FairSoutheast, Light breeze, 2.9 m/s22°C

0.1 mm precipitation

Pressure: 1.0133 bar

Korçë, Albania

09/12/2014 - 23:00

Clear skySouth-southwest, Light breeze, 2.0 m/s15°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0172 bar

Kukës, Albania

09/12/2014 - 23:00

Clear skySoutheast, Light air, 1.3 m/s17°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0163 bar

Shkodër, Albania

09/12/2014 - 23:00

Partly cloudyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s19°C

0.3 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Tirana, Albania

09/12/2014 - 23:00

LettskyetØst-sørøst, Svak vind, 1.8 m/s19°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Vlorë, Albania

09/12/2014 - 23:00

Clear skySoutheast, Light breeze, 2.3 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Weather forecast from yr.no.

Berisha dhe Halimi përgatisin listën e të burgosurve që do lirohen për zgjedhjet e 23 qershorit

Berisha dhe Halimi përgatisin listën e të burgosurve që do lirohen për zgjedhjet e 23 qershorit

Piro Lutaj: Mazhoranca, plan për përsëritjen skenarit të 2009

Përveç Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në operacionin për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit pritet të përfshihet edhe Ministria e Drejtësisë.

Ashtu si në 2009, kjo ministri po përgatit listën e të burgosurve të rrezikshëm të cilët do të lirohen në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, në këmbim të mbështetjes së Partisë Demokratike në fushatë. Personat me potencial të lartë kriminal do të përdoren për të terrorizuar votuesit e majtë si dhe për të ndërhyrë me dhunë në zonat periferike.

Alarmi për këtë skenar vjen nga deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, të cilët kanë zbardhur fakte të rënda, çka vërtetojnë tentativat për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me forcë. Ky skenar paralajmërohet nga deputeti Piro Lutaj, mandati i të cilit u rrezikua të grabitej në zgjedhjet e vitit 2009, pasi përpos parregullsive dhe shkeljeve të mëdha në qarkun e Fierit, Berisha terrorizoi komisionerët e majtë në dyert e KZAZ duke u bërë presion nëpërmjet kriminelëve të liruar nga burgu.

Sipas anëtarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, mazhoranca aktuale po përgatit të gjitha mënyrat për të mbajtur pushtetin me dhunë duke mos përjashtuar as lirimin e të burgosurve të rrezikshëm, të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë për rendin publik. “Mazhoranca po përpiqet me të gjitha mënyrat për të grabitur zgjedhjet e 23 qershorit. Në kuadër të gjithë këtij plani antidemokratik, Berisha po përgatit të njëjtin skenar si në zgjedhjet e vitit 2009, ku kriminelët e liruar nga burgjet, tentuan të vjedhin mandatin e 9 të PS në Fier”, tha Lutaj.

Skenari

Paralelisht me metodat manipulative nëpërmjet listave dhe vendimeve të njëanshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mazhoranca po i paraprin zgjedhjeve, duke përgatitur edhe destabilizimin e vendit para zgjedhjeve, duke liruar nga burgjet kriminelët më të rrezikshëm, në bazë të zonave të caktuara. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Gazmir Bizhga, ka shenja të parapërgatitjes dhe përsëritjes së skenarit të vitit 2009.

Anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare u shpreh se ky plan do fillojë të vihet në jetë 1 muaj para zgjedhjeve, në kohën kur vëmendja e politikës dhe opinionit publik është përqendruar në fushatën elektorale. “Kjo mazhorancë e ka të sigurt që nuk fiton kurrë me votë popullore ndaj zbaton këto lloj praktikash. 

Ashtu si në 2009 e njëjta gjë ka për të ndodhur pasi ata po përgatiten për të nxjerrë nga burgjet kriminelët e rrezikshëm dhe kjo do të ndodhë 1 muaj, ose 2-3 ditë para ditës së zgjedhjeve”, tha Bizhga. Sipas deputetit socialist, pavarësisht përpjekjeve dhe punës së kryer nga selia rozë, mazhoranca po përpiqet të bllokojë të gjitha hapësirat për të monitoruar nga afër këto shkelje të rënda. “Opozita do të punojë për verifikimin gjatë gjithë kohës të të gjitha tendencave dhe skenarëve manipulativë të qeverisë Berisha edhe pse kjo mazhorancë po përpiqet të na bllokojë të gjitha hapësirat monitoruese. 

Andi MALASI

 

 

Sunday, January 20, 2013 - 02:33
Total votes: 6