BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha dhe Imami shantazhojë qeverinë: Kemi prova për trafik droge, avionët ulen në baza ushtarake si në Kolumbi

Berisha dhe Imami shantazhojë qeverinë: Kemi prova për trafik
Ka disa ditë që sulmohet Ministria e Mbrojtjes për përfshirjen e Ushtrisë në trafikun e drogës, por nuk bëhet publik asnjë fakt konkret. Ndonëse nuk kanë prova konkrete që t’i dërgojnë edhe në prokurori, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Arben Imami, shantazhojë qeverinë se kanë prova për trafikun e drogës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha tha se opozita i bazon akuzat e saj tek burime nga SHIU dhe institucione të tjera të ushtrisë. Sipas opozitës, në Divjakë është parë një avionë i bardhë dhe në aksin e rrugës Levan-Tepelenë. Ish-kryeministri tha se të përfshirë në trafikun e drogës nuk janë fermerët e Divjakës, por zyrtarët. Berisha i kërkoi gjithashtu, kreut të Kuvendit të mos pengojë opozitën të kontrollojë ekzekutivin. “Vlerësoj parafolësin i cili përgënjeshtroi në mënyrë totale ministren dhe kryeministrin. Së dyti, duhet të informoj shqiptarët se burimet e mia janë Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë dhe institucione të tjera të ushtrisë shqiptare. Asnjeri s’e akuzon ushtrinë për trafiqe, as fermerët e shkëlqyer të Divjakës, por zyrtarët që drejtojnë avionët trafiqeve. Sa i takon Divjakës shko merr denoncimin që kam bërë 3 muaj më parë për këtë rast. S’mund të jenë fermerët me aeroplanë, por zyrtarët. Z. kryetar, nëse t’i i thua opozitës për çdo gjë shko në prokurori, ti përjashton opozitën nga Kuvendi. Kjo opozitë ka këtë detyrë të kontrollojë pozitën në ushtrimin e detyrës”, tha Berisha.
 
Imami
 
Edhe pse akuzohet se Ushtria ishte e përfshirë në trafikun e drogës që në 2012, ish kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Arben Imami, këmbënguli të mësojë nëse ministrja Mimi Kodheli ka informacion për përfshirjen e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës apo jo. Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se opozita nuk po sulmon Forcat e Armatosura, por po akuzon qeverinë se ka shtuar në mënyrë marramendëse sipas tyre, trafikun e drogës. Ai tha se ka informacion nga policia që një avion i bardhë ulet në Divjakë dhe rrugën Tepelenë-Gjirokastër. “Del dhe thotë ju nuk keni fakte, e rëndësishme është, a keni informacion, po pyetni prej një jave. Nuk po sulmon njeri FA, po themi që ju keni shtuar në mënyrë marramendëse trafikun e drogës. Nëse keni informacion çfarë masash keni marrë. Faktet dhe provat si mblidhni ju, megjithëse policia ka informacione. Në 19 mars në orën 7 të mëngjesit një avion i bardhë që vjen e ulet shpeshherë, jo vetëm për Divjakën po dhe për rrugën Tepelenë-Gjirokastër, ku ulen si në Kolumbi avionë të vegjël”, u shpreh Imami. Dy ditë më parë, deputeti socialist, Erjon Braçe, ka denoncuar skandalin e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Sipas Braçes, FA janë përfshirë në këtë skandal që në kohën e ish ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në 2012. Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Braçe ka deklaruar se SHIU i ka dërguar SHISH një letër vitin e kaluar për dyshimet lidhur me trafikun e drogës. Por, personi që ka dërguar informacionin është transferuar. Në këtë skandal janë të përfshirë jo vetëm Imami, por edhe kreu i SHISH, i cili ishte në dijeni për trafikun e drogës nëpërmjet FA.
 
Akuzat e Berishës dhe Imamit
 
-Braçe: Ti ke një shkresë të SHISH dhe përmbajtjen e asaj shkresë sapo e citove këtu. Në atë shkresë nuk përmendet Divjaka. Më jep një provë një shkresë të vetme. Mund të bësh opozitë në këtë farë feje por ky nuk është fakt. Unë i kam provat. Ajo shkresë që citon Imami nuk flet as për fakte as për prova.
 
-Berisha: Vlerësoj parafolësin i cili përgënjeshtroi në mënyrë totale ministren dhe kryeministrin. Së dyti duhet të informoj shqiptarët se burimet e mia janë Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë dhe institucione të tjera të ushtrisë shqiptare.
 
-Imami: Del dhe thotë ju nuk keni fakte, e rëndësishme është, a keni informacion, po pyetni prej një jave. Nuk po sulmon njeri FA, po themi që ju keni shtuar në mënyrë marramendëse trafikun e drogës. Nëse keni informacion çfarë masash keni marrë. Faktet dhe provat si mblidhni ju, megjithëse policia ka informacione. Në 19 mars në orën 7 të mëngjesit një avion i bardhë që vjen e ulet shpeshherë, jo vetëm për Divjakën po dhe për rrugën Tepelenë-Gjirokastër, ku ulen si në Kolumbi avionë të vegjë.
 
-Meta: Qeveria i ka bërë kërkesë Prokurorisë të Përgjithshme të hetojë dhe është detyrë e saj të hetojë dhe ne duhet të bashkëpunojmë.
 
-Berisha: Ratë në kurth sepse për të tilla gjëra instinkti më ka thënë se duhet një super kujdesie. Sms-ja ka ardhur 3 muaj përpara se ju të shqiptoni fjalën spërkatje. Ju doni të mbroheni me spërkatjet e Beqjes. Lajmi dhe avioni ka dalë 3 muaj përpara tek RD.
 
-Rama: Që t’ja u sqaroj, spërkatja fillon javën e ardhshme dhe ju vërtet do e mbështesni, se sa ishit ju në pushtet u hap kunupi. Tani përshëndeteni se mori fund ankthi juaj ndaj mushkonjave dhe avionëve të drogës.
 
-Topalli: Sipas mediave të huaja, vetëm gjatë marsit ka dyfish drogë më shumë që vjen nga Shqipëria, 5 ton në Igumenicë, 1.3 ton në Itali. Moj zonjë me cilin ndriçim të bregdetit flet ti, kryeministër për çfarë lufte mushkonjash flet ti. Droga është përhapur kudo. Qesh kryeministër. Me vota bëhesh kryeministër, por t’i nuk bëhesh kurrë burrë shteti. Kishe 83 vota por bleve dhe 2. Pse nuk të mjaftuan këto por kërkon të blesh institucionet e pavarura.
 
-Paloka: Tha që ka filluar dezinsektimi i mushkonjave dhe pastaj tha që fillon javën tjetër. Avionët na i paraqisni për dezinsektim mushkonjash, kjo është e turpshme. Kështu zgërdhiheshin edhe kur thamë është vjedhur thesari i shtetit, po doli që thesari ishte vjedhur edhe pse u dënua vetëm një fshatar dhe një gomar, siç tha kolegu im. Nëse doni t’i kaloni kaq lehtë, s’janë kaq të lehta.
 
-Shalsi: Si ju tërheq zvarrë një njeri që përbuz jetën parlamentare, sepse njeh shumë mirë jetën e tij, e tmerrshme të shohësh Palokën teksa mbron Imamin, apo Imamin që ndjehet i sulmuar nga mazhoranca e sotme. Sot mu duk sikur kishte hipur në maj të tankut Imami. Bie dakord me Topallin kur tha burrë shteti. Sepse koncepti yt për burrin e shtetit është komplet ndryshe nga ne. Ne kemi nevojë për lider shteti. Eneida Jaçaj

Më të lexuarat