Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorth-northwest, Light air, 0.7 m/s30°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0128 bar

Durrës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skySouth, Light air, 1.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Korçë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light breeze, 2.2 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0139 bar

Kukës, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyWest-southwest, Light breeze, 2.4 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0136 bar

Shkodër, Albania

08/27/2014 - 08:00

Clear skyNorth-northeast, Light air, 1.1 m/s22°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Tirana, Albania

08/27/2014 - 11:00

KlarværSør, Flau vind, 0.6 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0120 bar

Vlorë, Albania

08/27/2014 - 11:00

Clear skyNorthwest, Light air, 0.3 m/s31°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0117 bar

Weather forecast from yr.no.

Berisha: Ja pse e mbaj jelekun antiplumb, nuk kam lindur me këmishë, kam frikë

Berisha: Ja pse e mbaj jelekun antiplumb, nuk ka lindur me këmishë, kam frikë

Kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur nga Durrësi sulmeve të liderit të opozitës, Edi Rama, për jelekun antiplumb. Berisha ka sqaruar Ramën pse e mban jelekun antiplumb, pasi ai nuk ka lindur me këmishë, siç pretendon kreu i PS. “Gjatë gjithë fushatës, në çdo takim nuk harron të servirë këmishën, xhaketën apo jelekun tim si antiplumb. Një demokrat më çoi një sms dhe më tha: ai beson se ke lindur me këmishë. E ka fiksim nuk kemi ç’ti bëjmë! Tani u qan hallin nipërve dhe mbesave të mija se nuk ka kush të kujdeset për ta, ka fiksime, le t’ia lëmë ato”, tha kryeministri. Ndërsa nga qyteti i Skraparit ka bërë diversion në drejtim të dyshes Rama-Meta. Nga qyteti i lindjes së kreut të LSI, Berisha i ka bërë thirrje Ilir Metës që të të sjellë në Skrapar kreun e PS, Edi Rama, i cili sipas kryeministrit, duhet të kërkojë falje para këtyre banorëve për ofendimet kolektive që iu ka bërë. “Kam një mesazh për atë tjetrin, unë flas lirshëm nuk jam rritur rrëzë Tomorit por rrëzë Shkëlzenit. Do t’i kërkoni të sjellë Ramën këtu dhe të kërkojë fale për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit, po se bëri këtë mos jepni asnjë votë, votoni për veten tuaj”, tha ai. Berisha i kërkoi Ramës të pranojë akuzat që ka bërë ndaj origjinës së aleatit të tij të sotëm, Ilir Meta. “Ai zotëria që shëtit me autobusin mavi të vijë këtu dhe të kërkojë të falur për ato sulme që ka bërë ndaj origjinës së aleatit të tij të sotëm (Metës). Ai që përpiqet t’ju shesë sapunin për djathë është i falimentuar, qytetarët e kanë braktisur”, tha Berisha.

Berisha në Skrapar

Partia Demokratike e ka ndalur fushatën e saj elektorale në qytetin e Çorovodës. Përpara këtyre banorëve, Berisha ka premtuar ndërtimin e veprave më moderne në infrastrukturë. “Me deputetët e qarkut tuaj do vazhdojmë të ndërtojmë në Skrapar, në çdo vend të tij infrastrukturën më moderne që ju meritoni. Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, një territor në të cilin banorët e saj mund të begatohen, mund të kenë mirëqenie më të mirë. Rrethi juaj i përket grave dhe burrave punëtorë, të mençur, njerëzve me ambicie pozitive për të ndërtuar një jetë më të mirë. Prodhimet e frutikulturës mund të marrë zhvillim 10 herë më shumë se sot, ne do financojmë çdo projekt për ullishte, vreshta, qershi dhe drurë frutore”, tha Berisha. Duke u ndalur tek potencialet turistike, kryeministri veçoi malin e Tomorit, të cilin premtoi se do ta bëjë të njohur në Europë dhe botë. “Skrapari ka ndër potencialet e turizmit malor më të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Zotohem se në 4 anët e këtij rrethi tani po ecim drejt Përmetit, shumë shpejt do ecim drejt Tomorit, do ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë për potencialin e tij të jashtëzakonshëm turistik. Të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm. Në infrastrukturën e ardhme ju do keni lidhje me Përmetin, Gramshin dhe në trajektoren e gazsjellësit TAP rrugën me Korçën. Shumë shpejt merret vendimi për TAP-in dhe gjendja juaj do ndryshojë në mënyrë rrënjësore. Skrapari ka traditën e shkëlqyer të prodhimit të rakisë më të mirë në Shqipëri, do bëjmë gjithçka ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë këtë raki”, vijoi Berisha më tej.

Berisha sulmon Ramën

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, nuk kurseu as akuzat ndaj qeverisë socialiste. Berisha tha se në kohën e tyre nuk është investuar për Skraparin. “Ktheni sytë kur ishin ata në pushtet, çfarë bënë për Skraparin? Edhe rrugën Poliçan-Skrapar ia dhanë Koços dhe e katranosi, u detyruam ta asfaltojmë për së dyti, ju jap fjalën se segmenti i mbetur do rindërtohet me shpejtësinë më të madhe. Ata që duan të shohin Skraparin e ndryshuar të votojnë PD”, nënvizoi Berisha. Eneida Jaçaj

Saturday, June 8, 2013 - 10:13
Total votes: 5