BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha në fb: Mashtrim dhe falsifikim për rritjen ekonomike, recensioni vazhdon

Berisha në fb: Mashtrim dhe falsifikim për rritjen ekonomike,
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ende nuk ka rritje ekonomike, shifrat janë veçse falsifikime dhe mashtrime të kryeministrit Edi Rama.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha nënvizon se statistikat e piktorit dështak dhe papagallit të tij në statistika janë thjeshtë një falsifikim banal
 
Shkrimi i plotë Sali Berishës
 
Mashtrimi dhe falsifikimi i rritjes ekonomike!
 
Të dashur miq, Gjergji i statistikave është famoz dhe banal në falsifikimin e të dhënave statistikore. Kështu për tremujorin e parë të vitit 2014 ai raportoi rritjen ekonomike reale, pra vlerën totale të blerjeve pa inflacionin, në vlerën rreth 1%, ndërkohë që rritjen nominale, pra vlerën totale të blerjeve së bashku me inflacionin, ai e raportoi si -1%. Ky është një mashtrim banal pasi në çdo rast rënia në -1% e rritjes nominale, shoqërohet me rënie së paku në -2.7% të rritjes ekonomike reale.
 
Në tremujorin e dytë, Gjergji nuk përsëriti dot mashtrimin e tremujorit të parë por u detyrua të pranojë se rritja ekonomike reale e tremujorit të tretë ishte -1% ndërsa rritja nominale ishte 1%. Pra Instituti i Statistikave konfirmoi se ekonomia e vendit ra në krize, hyri në recesion. Kjo e tërboi Ramën!
 
Në tremujorin e tretë të vitit 2014 Gjergji i Instituti të Falsifikimit të Statistikave të Shtetit kishte marrë urdhër të raportonte një rritje ekonomike 6.2%, natyrisht raportimi i kësaj shifre do të përbënte superskandal, prandaj me Ramën ranë dakord që shifrën e falsifikuar të rritjes ekonomike të tremujorit të tretë ta shpallin 3.1%.
 
Mirëpo edhe kjo është absolutisht e pavërtetë, është thjesht një falsifikim banal. Kjo sepse për bujqësinë, që është përgjegjëse për rreth 18% të PPB të vendit, nuk ekziston asnjë e dhënë statistikore për të nxjerrë rritjen ekonomike 3.1%. Piktori dështak dhe Gjergji i tij në kundërshtim të hapur me të dhënat tatimore raportojnë falco se në tremujorin e tretë të vitit 2014 tregtia u rrit 10.41% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
 
Për ta rritur tregtinë në këtë vlerë ata bëjnë falsifikimin tjetër banal. Sipas tyre në tremujorin e tretë të vitit 2014 bumi i tregtisë erdhi nga fakti se nga 1779569 të huaj që hynë në Shqipëri 975784 ishin turiste pra kishin ardhur me pushime. Kurse sipas mashtrimit të tyre banal në tremujorin e tretë të vitit 2013 nga 1675251 shtetas të huaj që kishin hyrë në Shqipëri vetëm 287587 ishin turistë, pra 3.3 herë apo 330% më pak se në vitin e mashtrimit të artë 2014?!?! Është pak më thënë por piktorit dështak i pjellin edhe mushkat.
 
Përveç kësaj rritja është e falsifikuar sepse si shkak tjetër të rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2014, piktori dështak dhe papagalli i tij i statistikave deklarojnë se në këtë tremujor krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2013 ndërtimi, të cilin Edvini deri para dy javësh e kishte ndaluar me ligj, u rrit vetvetiu me 7.53%?!?!?! Si përfundim statistikat e piktorit dështak dhe papagallit të tij në statistika janë thjeshtë një falsifikim banal. Recesioni vazhdon!!
 

Më të lexuarat