BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha përzë Bashën nga konferenca për buxhetin dhe merr drejtimin e PD, paralajmëron rrëzimin me dhunë të Edi Ramës

Berisha përzë Bashën nga konferenca për buxhetin dhe merr
Nuk ka pasur kurrë dilema dhe dyshime për kryetarin real të SHQUP, por dje, Sali Berisha, duket se ka marrë përfundimisht në dorë frenat e Partisë Demokratike, duke u kthyer në pikën kur shpalli dorëheqjen taktike, në qershor të vitit 2013. Ish-kryeministri Sali Berisha ka përzënë Lulzim Bashën nga konferenca e paralajmëruar për buxhetin 2015, duke marrë vetë në dorë drejtimin e punëve në SHQUP. Për herë të parë, në aktivitetin dhe tryezën më të rëndësishme të PD, ku u artikulua oponenca e buxhetit të shtetit, Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm.
 
Vetëm disa orë para se të niste aktiviteti, Lulzim Basha lajmëroi publikisht konferencën për buxhetin, ku do të paraqiteshin 31 amendamentet. Por, në krye të tryezës befas u shfaq Sali Berisha, ndërsa Basha mungoi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm nuk u paraqit në konferencë, por nuk dha qoftë edhe një sqarim minimal për mungesën. E gjithë kjo situatë u gëlltit në heshtje nga të pranishmit, ndërsa në rrethet mediatike dhe politike plasën dyshimet. Sipas burimeve, para se të niste konferenca, Berisha e ka kërcënuar Lulzim Bashën, për shkak të linjës së butë opozitare që po ndjek përballë Ramës që sa vjen e bëhet më kërcënuese për familjen. Burime brenda PD kanë bërë me dije se mes Berishës dhe Bashës ka pasur një përplasje, e cila ka kulmuar me largimin e Bashës nga konferenca.
 
Gjithçka lidhet me qëndrimet e mekura dhe të pazëshme të Lulzim Bashës pas paralajmërimit të Ramës se do të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit. Me pak fjalë, Lulzim Basha, nuk është më një garanci për familjen “Berisha”. Hapja e dosjeve jo vetëm do të diskreditonte dhe nxirrte jashtë politikës Sali Berishën, por një lëvizje të tillë, mund t’i japë fund epokës së sundimit të familjes së tij në Shqipëri. Sherri midis dy bashkëkryetarëve dhe egërsimi i Berishës lidhet pikërisht me polemikat dhe lëvizjet për hapjen e dosjeve, çka do të hidhte në erë imunitetin politik të Sali Berishës, reputacionin e tij në sytë e demokratëve, interesat dhe projektet e familjes. Pas nxitimit të Berishës për t’u rikthyer në krye të PD, fshihet edhe pasiguria dhe paranoja e tij se po i vjen dita që të japë llogari për të gjith? krimet kombëtare, ekonomike dhe njerëzore. 
 
Kërcënimet 
 
Teksa Basha nuk dukej askund, Berisha mbajti një fjalim plot kërcënime, paralajmërime, akuza dhe nervozizëm. Në tryezën për buxhetin, Berisha kërkoi largimin me forcë të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, largim të cilin e konsideroi emergjencë kombëtare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë për lidhje me krimin, ndërsa nuk kurseu as akuzuat ndaj grupit të deputetëve të PS. Berisha pohoi se një arsye tjetër se pse Edi Rama duhet të largohet nga pushtetit është rehabilitimi i Enver Hoxhës. “Largimi i Edi Ramës është emergjencë kombëtare. Shqiptarët janë të revoltuar me Edi Ramën, sepse ai është i pari politikan në 23 vite që ulet në karrigen më të lartë të ekzekutivit, si asnjë homolog tjetër ne botë apo ne Europën e lirë mbi bazën e premtimeve të pashembullta për një vend të lirë, por të njëjta me ato që bëheshin në Shqipërinë Hoxhiste. Edi Rama duhet të largohet sa më parë, sepse në rehabilitimin e Enver Hoxhës po çon vendin në një konflikt të pashmangshëm”, u shpreh Berisha. 
 
Akuzat 
 
Duke iu rikthyer edhe njëherë daljes së kryeministrit Rama me Luiza Xhuvanin në një konferencë për mediat, ku deputetja Xhuvani dha dorëheqjen pasi djali i saj akuzohej për vrasjen e 4-fishtë, Berisha tha se me këtë veprim Rama shkeli kodin etik të të gjallëve. “Lidhjet e Ramës me krimin e detyruan atë pas një vrasje të 4-fishtë nga Kostandini i partisë të shkelë çdo kod etik të të gjallëve dhe të paraqitet vetëm pak orë pas krimit monstruoz në njërën nga sallat më luksoze të kryeministrisë. Jo me nënën e një prej viktimave por me nënën e xhelatit që ekzekutoi në mëngjes 4 qytetarë. Në këtë shoë Rama shkoi edhe më tej. Në vend të ngushëllimit dhe dënimit të aktit të vrasësit ju paraqiti si standard të padëgjuar shqiptarëve dorëzimin e mandatit nga deputetja e tij, nëna e xhelatit të vrasësit. Largimi i Ramës është një emergjencë kombëtare”, tha Berisha.  Eneida Jaçaj 
 

Më të lexuarat