BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha: Rama mbron me fanatizëm vrasësin serial, të ngrihemi kundër qeverisë

Berisha: Rama mbron me fanatizëm vrasësin serial, të ngrihemi
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur përsëri një lum akuzash ndaj kryëministrit Edi Rama.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berishathekson se Rama mbron me fanatizëm vrasësin serial Xhuvani dhe përdhos viktimat e tij.
 
Shkrimi i plotë i Sali Berisha
 
Rama heq maskën! Mbron me fanatizëm vrasësin serial Xhuvani dhe përdhos viktimat e tij. Të dashur miq, show horror në mbrojtje të vrasësit serial Xhuvani dhe përdhosja apo ekzekutimi për së dyti i viktimave të tij që nisi me konferencën makabre Rama - Xhuvani në pallatin e qeverisë, u shfaq dje në institucione të tjera shtetërore dhe jo shtetërore të vendit. Kështu, dje paradite bluzë-bardhët të lidhur kokë e këmbë me krimin deklaruan dhe kanë lëshuar dokument se killeri serial Xhuvani, ditën që kishte qëlluar për të vrarë të riun E.G në Gjirokastër, në prani të 29 efektivave të Policisë, nuk ka qenë në Gjirokastër,  por në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, duke hapur kështu me urdhër të Ramës siparin e mbrojtjes së vrasësit serial me raport psikiatrik deri në nxjerrjen e tij nga burgu për arsye të shëndetit mendor.
 
Kurse mbrëmë, me urdhër të Ramës, njeriu që ditën e krimit makabër duhet të jepte dorëheqjen, Saimir Tahiri, në një pothuaj monolog të turpshëm e përçartje të pacipë në Opinion, për të cilën publiku në "studiot" e tij, rrjetet sociale i dha një përgjigje ndëshkuese, unike dhe ekzemplare, shprehu mbrëmë dhembshurinë e thellë, solidaritetin e madh për kolegen e tij Xhuvani. Në këtë pothuaj monolog, që i shkaktoi nauze dhe pështirosje publikut, ai natyrisht pa kundërshtar politik përball dhe me asistentin e tij në krah,  si, përdhosi njëlloj si Edi Rama të vdekurit, viktimat e Xhuvanit dhe nuk shqipëroi asnjë fjalë ngushëllimi për nënat dhe baballarët të cilëve miku i Tahirit dhe njerëzve më të afërt të Ramës iu ekzekutoi djemtë mëngjesin e 4 nëntorit. Ne pothuaj monologun e tij të neveritshëm, për të cilin publiku e flaku si rreckë në kazanin e plehrave, Tahiri i krimit, me porosi të Edvinit, nuk denoncoi mbrëmë qoftë dhe me një fjalë të vetme krimin makabër të vrasësit serial, mikut të tij, i cili vetëm nga prilli e deri në momentin e vrasjes së katërfishtë kishte kryer jo një,  por disa vepra penale dhe jo vetëm që nuk arrestohej por mbrohej nga Policia e tij. 
 
I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me të gjitha mjetet ligjore para vrasjen dhe vrasjet, favorizuesit dhe ndihmuesit e Xhuvanit vrasës serial. Ju bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi kundër qeverisë. 
 

Më të lexuarat