BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Berisha: Rama skllav i Metës, Doshi-Frroku s'meritojnë të ulen në bankat e Parlamentit, por arrestimi i tyre është akt i pashembullt në historinë e shtetit ligjor

Berisha: Rama skllav i Metës, Doshi-Frroku s'meritojnë të
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arretimi i deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku ka në thelb mbajtjen në këmbë të pushtetit të krimit. Sipas tij, asnjëri prej dy deputetëve nuk meriton të ulet në bankat e Parlamentit, por arrestimi i rrufeshëm i tyre është jashtë çdo kushti ligjor, akt i pashembullt në historinë e një shteti ligjor.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është skllav i Ilir Metës dhe kjo sipas tij, e rrëzon atë për 24 orë nga pushteti.
 
Statusi i plotë i Sali Berishës në Fb:
 
Doshi dhe Frroku në burg për të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit!
 
Të dashur miq, dje me procedurë të rrufeshme u arrestuan jashtë çdo lloj kushti ligjor për arrest, deputetët Doshi dhe Frroku të mazhorancës së qelbësirave që sot kundërmon erë krimi në mbarë Europën. Theksoj këtu se, në bindjen time më të thellë, asnjëri prej tyre nuk ka merituar dhe nuk meriton të ulet në bankat e Parlamentit. Por arrestimi i rrufeshëm i tyre, theksoj dhe një herë jashtë çdo kushti ligjor, është një akt i pashembullt në historinë e një shtetit ligjor, është akt tipik i shteteve policore, në të cilat armiku goditet me të gjitha mënyrat dhe në rastet kur dështon në eliminimin e tij fizik realizon rrufeshëm dhe me çdo kusht eliminimin e tij politik.
 
Arrestimi i rrufeshëm i deputeteve Doshi dhe Frroku, fshehja publikut shqiptar të provës së regjistruar me vendim Gjykate të dëshmisë para kamerave të Durim Bamit, ku ai tregon se ka ndryshuar dëshminë, sepse  Meta i dërgoi atij në qeli xhelatin që e kërcënoi me jetën e fëmijëve të tij të fshehur në Zvicër, tregon si fajësinë e Metës ashtu dhe mbrojtjen e tij shtetërore me çdo çmim dhe kusht, si dhe përpjekjen kriminale për t'u mbyllur gojën me arrest Doshit dhe Frrokut, pasi përndryshe mazhoranca e krimit bie brenda 24 orëve.
 
Arresti me urgjencë i Doshit dhe Frrokut dëshmon qartë dhe përfundimisht se tashmë nuk është vetëm Meta peng i Ramës, pas kërkesës së hapur të kancelarive perëndimore për arrestimin e tij të bazuar në dosjen që vet Rama ka dorëzuar për Metën para zgjedhjeve. Arrestimi me urgjencë, refuzimi për marrjen e provës dhe heqja e rrufeshme e imunitetit të dy deputetëve socialistë, dëshmon tashmë se edhe Rama vet është skllav i Metës, i cili jo vetëm e rrëzon atë për 24 orë nga pushteti, por me denoncimet që mund të bëjë në "dosjen Doshi" provon bashkautorësinë e skenarit ogurzi të eliminimit të dy deputetëve!
 
Këto zhvillime dramatike provojnë se "aleanca e krimit" mbahet tani vetëm mbi krimin! Vetëm revolucioni demokratik qytetar do shpëtojë vendin nga kthetrat e saj!!