BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për media ka folur rreth çështjes së krijuar nga deklaratat e deputetit Tom Doshi.
Berisha nënvizoi se Doshi ishte deputeti më problematik pas zgjedhjeve. Ai tha se kryeministri Rama është xheloz për miqësinë Meta-Doshi.
Ai deklaroi se skenari Rama-Meta për vrasjet dështuan. Sipas tij, dështimi i planit e nxori Ramën më "lakuriq" se fotot publike në plazhet e botës.
"Unë kam neveri të komentoj botën e krimit. Çfarë nuk ju tha Meta ju, shefi i Gëzim Çelës të kokainës, është i njohur ai. Ai nuk u tha se ka thirrur në zyrën e tij persona të caktuar për tu thënë se Sali Berisha ka dashur sponsorizuar këto dy vrasje, familjarë të personave të caktuar. Dhe ata i kanë kthyer reston. Edhe një qime floku po i lëvizi këtij njeriut tonë kudo në Shqipëri dhe në botë do ti kesh punët siç meriton ti kesh. Por pjesa e dytë do të jetë çështje hetimi.
Skenari ishte që ky do vriteshin dhe ky do u thoshte këtë. Po këta nuk u vranë dhe thirrën familjarët e tyre dhe u thanë se këtë punë e ka stisur Sali Berisha ata ja kthyen siç e meritonte, e tmerruan në zyrë. Që një njeri të dalë, unë uroj të hetohet, por të dalë dhe të kapë tjetrin dhe të dëshmojë se më thanë me të vra më dhanë kaq para, kjo nuk ndodh kurrë e gënjeshtërt. Gënjeu ai që desh të vriste Piro Baren? Nuk gënjen kush për krimin. Agim Rama u duhej sepse këta pas vrasjes do ja faturonin Sali Berishës.
Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogarinë e tij jo 600 mijë euro?", u shpreh Berisha pas përfundimit të mbledhjes se grupit parlamentar të Partisë Demokratike.