BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha rrëzon kandidaturat e Bashës në Durrës, Enis Fani favorit për kreun e ri të PD

Berisha rrëzon kandidaturat e Bashës në Durrës, Enis Fani
Për gati dy muaj ka një zallamahi kandidaturash për kryetar për PD në degën lokale të Durrësit, ose më mirë të themi për “doktor”, që do e shërojë PD në opozitë dhe do i mundësojë asaj të fitojë zgjedhjet lokale. Kujtojmë, që ka 14 vjet, që PD e humb Bashkinë e Durrësit, ndonëse përgjithësisht del forcë e parë politike në qytetin e dytë të Shqipërisë dhe portin kryesor të vendit. Surpriza e kandidaturave për kryetar PD-je në Durrës është pikërisht emri i Enis Fanit. Deri pak ditë më parë, kulisat e PD-së durrsake përmendnin dhjetëra emra, por veç emrin e z. Fani nuk e përmendnin. Burime mjaft të besuara pranë PD-së në qendër, jo vetëm PD-së të SHQUP-i, por edhe pranë asaj “zyrës “ së PD-së te grataçela e Bashkim Ulajt, shprehen se z. Fani është asi në mëngë i kreut historik të PD-së, Sali Berishës.
 
Njerëz si Florion Xhuti janë ndër më të informuarit në PD-në aktuale në Tiranë dhe normalisht dinë se kë zgjedhin për ta hedhur si kandidaturë për kryetar PD-je në Durrës në momentin e fundit. Eksperienca negative e zgjedhjeve në Vlorë, Gjirokastër dhe tërkuza e zgjedhjeve në Shkodër e ka detyruar Berishën të ndërrojë taktikë në Durrës. Për të fashitur pakënaqësinë e qytetarisë durrsake, ai ka sjellë si kandidaturë për t’u votuar këtë të premte emrin e Enis Fanit. Kandidatura Fani është pikërisht kandidatura për t’u mbyllur gojën demokratëve durrsakë denbabaden dhe veteranë (që nga viti 1990-1991) të PD-së, të cilët ankoheshin se na mbytën katundarët, na mbytën malokët, ku janë familjet e mëdha durrsake, ku është palca e vjetër e PD-së etj. etj. Pikërisht Enis Fani, nga i ati i ndjeri Rifat Fanit (familje e sekuestruar dhe e rrjepur nga famëkeqi Tatimi i jashtëzakonshëm i luftës), dhe nga e ëma pinjolle e familjes së mirënjohur Deliallisi, e sekuestruar, e torturuar dhe e burgosur nga komunizmi (daja i tij Avdulla Delialisi deri në korrik 1990 mbahej nën mbikqyrje të rreptë nga Sigurimi), përmbush të gjitha pritshmëritë e demokratëve të vjetër qytetarë durrsakë. Ai është pinjoll i një familje të shquar qytetare durrsake, e persekutuar nga komunizmi, e lidhur me PD-në, që në dhjetor 1990, asnjëherë e përfolur si abuzuese me poste zyrtare, kur PD-ja ishte në pushtet.
 
Skenari i Berishës 
 
Me dinakëri Berisha po luan kartën Fani, jo vetëm për të fashitur pakënaqësitë e demokratëve durrsakë, por edhe për t’i nxjerrë përballë të majtës PS-LSI, një figurë, të cilën nuk e godet dot për korrupsion, për të kaluarën komuniste apo për kompromise nën tryezë me të majtën durrsake të përfaqësuar fuqishëm nga kryebashkiaku Dako. Këtë të premte vota e fshehtë do ta tregojë nëse nuhatja e politikanit veteran Berisha ka qenë e saktë apo jo. Ngelet për t’u parë pikërisht nesër, kush do të përballet me dyshen Koka-Dako në “mejdanin” e zgjedhjeve lokale të vitit 2015.  Gjergj Thanasi
 
 

Më të lexuarat