BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha shpërthen kundër Samitit të Berlinit, thirrje Merkelit të mos pranojë në krah Ramën

Berisha shpërthen kundër Samitit të Berlinit, thirrje Merkelit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer kundër Samitit të Berlinit, i cili do të mbahet ditën e sotme. Ish-kryeministri i ka bërë thirrje Angela Merkel të mos pranojë në krah të saj kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, Shqipëria do përfaqësohet në këtë Samit nga personi që po rrënon institucionet e pavarura, Edi Rama.
 
“Shqipëria, mjerisht, përfaqësohet në këtë Samit nga një njeri që po rrënon institucionet e pavarura për të qenë vet president, kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic. Ai po zëvendëson shtetin ligjor, sigurinë ligjore me shtetin policor, vullnetin e tij të sëmurë dhe arkaik. Edi Rama me mazhorancën e tij të mbushur me vrasës, pengmarrës, trafikantë dhe vjedhës në të gjitha nivelet, po zhbën me shpejtësi ato standarde të arritura me mundim, sakrifica dhe ndihmën e miqve nga shqiptarët në rrugën e demokracisë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se Rama po shndërron Shqipërinë në një protektorat mafie dhe krimi. “Ai po shndërron vendin në një protektorat krimi dhe mafieje. Por të gjitha këto të vërteta të hidhura jo që nuk e cenojnë, por e bëjnë edhe më të madhe vlerën dhe rëndësinë e këtij Samiti për shpresën dhe besimin tonë në procesin e integrimit evropian. Si një njeri që nuk më lëshon historia, dua të them se unë por dhe çdo shqiptar ndjejmë dhe një kënaqësi tjetër.
 
Në këtë Samit, i pari i këtij lloji që nga viti 1878 në Berlin, ne shqiptarët, asokohe të dënuar në mënyrë ekzemplare, përfaqësohemi nesër aty me historinë e feniksit, përfaqësohemi si dy vende të lira”, pohoi Berisha. Ndërkaq, ish-kryeministri ka përshëndetur Samitin, si nj ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. “Nesër në Berlin mbahet Samiti i 8 vendeve të rajonit tonë nën drejtimin e kancelares Angela Merkel. Unë përshëndes këtë Samit, thirrjen si dhe formatin e tij si një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Ky Samit dëshmon angazhimin e kancelarisë gjermane për rajonin dhe procesin e zhvillimit dhe integrimit të tij në BE. Ky Samit rikonfirmon dhe një herë se dyert e BE janë të hapura për ne”, u shpreh Berisha.
 

Më të lexuarat