BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Berisha skenar për përplasje civile, tentativa për protestë gjatë Kongresit të PS, Basha i prish planet dhe mbledh militantët para Parlamentit

Berisha skenar për përplasje civile, tentativa për protestë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij në Partinë Demokratike duket se po bëjnë ç’është e mundur për të shtyrë vendin drejt destabilitetit. Djegia e mandateve ishte skenar i Berishës dhe po ashtu pas sulmeve ndaj Kryeministrisë më 26 shkurt fshiheshin pikërisht njerëzit e tij. Por duke qenë se kreu i PD, Lulzim Basha ka filluar të distancohet nga dhuna, ish-kryeministri është vënë sërish në lëvizje. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit ndaj Bashës është ushtruar presion që protesta e radhës së opozitës të bashkuar të zhvillohej ditën e shtunë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste. Mirëpo, sipas informacioneve, ky propozim i njerëzve pranë ish-kryeministrit është nxitur edhe nga fakti se në datën 23 mars, pas Kongresit, socialistët pritet të zhvillojnë një tubim në kuadër të nismës “Bashkia që duam” tek Sheshi “Nënë Tereza”. Në këtë aktivitet, PS do të zyrtarizojë edhe kandidaturën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës. Por nëse kemi protestë, atëherë militantët e PD dhe PS mund të shkojnë drejt përplasjes. Basha mblodhi të hënën krerët e degëve dhe u diskutuan disa mundësi, ku u fol për të protestuar më 21, 22 apo 23 mars. Për të protestuar të shtunën gazeta ka mësuar se ka pasur presione dhe nga Berisha, por Basha nuk ka qenë dakord sepse kjo mund të çojë në një përplasje civile.

Basha thërret protestë nesër para Parlamentit

Kërkesa dhe presioni i Berishës ndaj Bashës për të protestuar gjatë Kongresit të PS, duket ka rezultuar “flluskë sapuni”. Kjo pasi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme në orën 09:30 para Parlamentit. Po si shkoi Basha tek kjo datë dhe cilat janë prapaskenat që ai vendosi të thërrasë protestën ditën e nesërme? Gazeta ka mësuar se Basha kishte diskutuar me krerët e degëve dy data të mundshme se kur do të zhvillonin protestën e radhës së opozitës, të cilat ishin data 21 mars, ose 22 mars. Për 22 marsin, demokratët synonin që të zhvillonin protestë, me justifikimin se kjo është një ditë e shënuar për PD, pasi në po të njëjtën datë në 22 marsin e vitit 1992, Partia Demokratike erdhi në pushtet, duke fituar ndaj regjimit të kohës me një votë plebishitare. Por edhe kjo datë ka mbetur thjeshtë një alternativë në tentativë, pasi kryedemokrati ka vendosur që protestën e radhës opozita ta zhvillojë ditën e nesërme. Sipas informacioneve, Basha ka njoftuar dje në mesnatë krerët e degëve se protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, pasi në orën 11:00 pritet të mbahet edhe seanca plenare. Mësohet se kreu demokrat e ka justifikuar këtë vendim, me arsyetimin se kur nisën stinën e protestave, ai dhe krerët e tjerë të opozitës, iu premtuan militantëve se nuk do të zhvillojnë protesta para Parlamentit, gjithmonë kur do të ketë seanca plenare, pasi sipas tyre, ky lloj presion do të detyrojë mazhorancën që të reflektojë, sa i takon kërkesave të opozitës. Dhe kështu ka ndodhur, pasi tanimë është bërë zyrtare që protesta e opozitës do të zhvillohet nesër para Parlamentit.

Rigels Seliman

Më të lexuarat