Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skyWest-northwest, Light air, 1.0 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Durrës, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Korçë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouthwest, Light breeze, 2.9 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0173 bar

Kukës, Albania

08/20/2014 - 11:00

FairSouthwest, Light breeze, 2.6 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0171 bar

Shkodër, Albania

08/20/2014 - 11:00

Partly cloudySouth-southwest, Light breeze, 2.3 m/s27°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0162 bar

Tirana, Albania

08/20/2014 - 11:00

KlarværVest-sørvest, Svak vind, 1.7 m/s28°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0161 bar

Vlorë, Albania

08/20/2014 - 11:00

Clear skySouth-southwest, Gentle breeze, 3.5 m/s29°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0158 bar

Weather forecast from yr.no.

Berisha u shtrin dorën komunistëtve për aleancë në zgjedhjet e 23 Qershorit, Poni negociata me kreun e PPSH, Marko Dajtin

  Berisha u shtrin dorën komunistëtve për aleancë në zgjedhjet e 23 Qershorit, Poni negociata  me kreun e PPSH, Marko Dajtin

 Marko Dajti: Berisha më bëri ofertë për aleancë, por ne nuk tradhtojmë idealet e Enver Hoxhës

Katandiset Berisha, duke u shtrirë dorën komunistëve për koalicion. Kur i lëkundet pushteti, kryeministri Berisha nuk njeh asnjë parim moral, njerëzor, ideologjik dhe politik. I tronditur nga ideja e humbjes së pushtetit për shkak të lëvizjes së LSI nga koalicioni, kryeministri po i lutet për aleancë çdo partie, të majtë apo të djathtë, komuniste apo nacionaliste, minoritare apo fetare. Ashtu siç paralajmëroi në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryeministri ka ngritur një grup të posaçëm për koalicionet, i cili po negocion me parti të majta dhe djathta.

Por, Berisha ka shkuar më lag. Ai ka ftuar edhe komunistët në koalicion. Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti ka deklaruar se ka pasur një ofertë nga përfaqësues të kryeministrit Berisha, me qëllim që partia e saj të rreshtohej në koalicionin e PD. “Kemi pasur një ofertë nga përfaqësues të Partisë Demokratike, konkretisht nga Ferdinand Poni. Por ne nuk mund të bëjmë kapërcime të tilla.

Ne komunistët u qëndrojmë fort idealeve dhe parimeve tona. Nuk mund të bëjmë koalicion me njeriun që i shërbeu për 25 vjet Partisë së Punës së Shqipërisë dhe më pas iu kundërvu për interesa politike. Meqenëse ky Kod Zgjedhor na dikton të rreshtohemi në një krah, ne e shohim vetën më pranë Partisë Socialiste”, theksoi Dajti. Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, ka deklaruar gjithashtu se kryeministri Berisha po josh disa të ashtuquajtur komunistë që janë përjashtuar nga partia dhe kanë krijuar parti të reja. Dajti deklaroi gjithashtu se partia që ai drejton, do të qëndrojë në Koalicion me Partinë Socialiste.

Ndërkohë, Berisha po zhvillon negociata paralele edhe me disa parti të tjera. Ai ka ftuar në koalicion edhe Partinë e Pensionistëve, e cila është rreshtuar në koalicion me Aleancën Kuq e Zi. “Më ka dërguar njerëz për aleancë, por unë do të kem një takim javën e ardhshme me Kreshnik Spahiun”, tha Selami Jenisheri. Gjithsesi, pavarësisht përpjekjeve, kryeministri ka arritur të afroje pranë PD vetëm Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, e drejtuar nga Dashamir Shehi. Po ashtu, edhe Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka, do të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD. Po kështu, edhe Aleanca Demokratike pritet të jetë pjesë e koalicionit të PD.

Meta braktis Berishën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka paralajmëruar edhe dje largimin nga koalicioni qeveritar në muajin prill të këtij viti. Kreu i LSI ka deklaruar se do të jetë Konventa e LSI, ajo që do të vendosë me votë të fshehtë sa i takon rreshtimit të LSI në koalicionet parazgjedhore. Meta ka deklaruar gjithashtu se fuqizimi i LSI është i rëndësishëm për të goditur monopolin PD-PS, duke paralajmëruar në këtë mënyrë daljen më vete si koalicion.

 Ngjela: Rruga e vetme e Metës, rrëzimi i Berishës

 Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ka pohuar se Ilir Meta nuk ka rrugë tjetër përveç rrëzimit të Berishës.“Meta nuk ka rrugë tjetër, e vetmja rrugë të rrëzojë këtë qeveri. Jo për kapriço, por këtë domosdoshmëri e solli historia. Kjo për shkak të krizës së rëndë që ka përfshirë vendin, përballë humbjes së integrimit për faj të Berishës. Pra duhet të vijë shkëputja e tij. Nëse se bën këtë shkëputje do të jetë tepër vonë në të ardhmen. Sepse këtë anomali që sjell kodi zgjedhor , këtë krizë të rëndë e zgjidh vetëm Meta duke u larguar nga koalicioni”, thekson Ngjela. Ngjela thekson se një aleancë e mundshme me partinë e ish-presidentit Bamir Topi është e rrezikshme si për PS-në ashtu dhe për PD-në, ndërkohë që as i takon kërkesave të aleatëve të PS-së ai shton se nuk mund të ketë kërkesa pa fituar zgjedhjet e qershorit.“Bamir Topi nëse kalon majtas krijon rrezikshmëri edhe për PS dhe për PD”, tha Ngjela.

 Adriatik Doçi

 

 

Sunday, January 13, 2013 - 12:34
Total votes: 20