BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Besnik Bare kundër armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, jep alarmin për pasojat

Besnik Bare kundër armëve kimike të Sirisë në

Shtohet presioni ndaj qeverisë për të mos pranuar kërkesën e SHBA dhe Rusisë për shkatërrimin e një pjese të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përveç opinionit publik, shoqërisë civile, organizatave dhe ambientalistëve, kundër importimit të armëve kimike në Shqipëri janë shprehur edhe deputetët të Partisë Socialiste, të cilët janë pjesë e kësaj mazhorance. Kështu, deputeti socialist, Besnik Bare, specialist për çështjet e mjedisit, është shprehur kundër mundësisë së shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, Bare ka dhënë edhe alarmin për pasojat që mund të sillte shkatërrimi i lëndëve të rrezikshme në Shqipëri.“Shqipëria nuk i ka këto kapacitete, nuk ofron mundësi për të bërë shkatërrimin e këtyre lëndëve, pa pasur një ndihmesë nga një shtet që ka teknologjinë dhe burime financiare. Por nuk është vetëm kjo, duhet të shprehet dhe të dëgjohet dhe vullneti i vendit pritës, sigurisht i takon qeverise të vendosë. Por padyshim në klimën e viteve të fundit, ne kemi miratuar një ligj, që ndalohet në mënyrë të prerë importimi i mbetjeve të rrezikshme, për qëllim asgjësimi apo qëllime të tjera. Ne sapo kemi dalë nga një histori mjaft polemizueze për shoqërinë shqiptare si ajo e mbetjeve. Unë e konsideroj të vështirë të pranohet, pasi do kishte kosto për çdo forcë politike për t’u asgjësuar në Shqipëri, për shkak edhe të fraxhilitetit duhet evituar, dhe partnerët tanë duhet të na mirëkuptojnë, nuk mund ta pranojmë”, tha ai. Qeveria duket se është mes dy zjarreve, presionit të ndërkombëtarëve nga njëra anë dhe presionit të faktorëve brenda vendit nga ana tjetër.

Rreziku

Deputeti Bare ka pohuar se asgjësimi i armëve kimike në Shqipëri mund të paraqesë rrezik për kontaminim. “Nuk ka pse të ketë kosto, kemi burime ujore të shumta dhe kudo ku te jetë e lokalizuar, mund të paraqesë rrezik për kontaminim. Unë personalisht nuk jam dakord të asgjësohen lëndët kimike. Madje, kam bërë pjesë edhe në luftën politike të PS për të ndaluar importin e mbetjeve. Mund të ketë kosto për subjektet politike. Lufta jonë politike nuk ishte fiktive. Këto janë mbetje jashtëzakonisht të rrezikshme. Është folur që Rusia ka ofruar 2 milion dollarë, që për mendimin tim janë shumë pak. Por Rusia është një vend që ka hapësira të gjëra gjeografike, dhe shumë mirë mund t’i pranojë në territorin e saj. Por një zgjidhje tjetër mund të jenë edhe vendet afrikane, që mund t’i shkatërrojnë sepse kanë hapësira të shumta, madje edhe shkretëtirë”, tha ai. Ndër vendet kandidate për të pritur në territorin e tyre helmet janë Shqipëria dhe Norvegjia. Kjo e fundit ka refuzuar duke cituar mosekspertizë teknike, Franca dhe Belgjika. Por pala amerikane është duke punuar ngushtë me autoritetet shqiptarë për të kryer këtu eliminimin e gazrave sarin dhe nervin në laboratorët e lëvizshëm që amerikanët do të sjellin në territorin tonë.

Takimet

Mediat e huaja kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vendosur Shqipërinë në vendet që kanë më shumë mundësi të bëjnë shkatërrimin e këtyre armëve. Kjo çështje mund të jetë diskutuar edhe në takimin e fundit që zv.ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Hoyt Yee, zhvilloi në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave nuk ka detaje të kësaj çështjeje. “Ai (Yee) e falënderoi për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 2118 mbi Sirinë, duke mbështetur kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për të vënë para përgjegjësisë regjimin e Asadit”, thuhet në njoftimin për shtyp. Pak ditë më parë, revista e përjavshme amerikane “National Journal”, e renditi Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Adriatik Doçi

 

Më të lexuarat