BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bie ligji i Tahirit, Byroja e Hetimit do t’i raportojë Adriatik Llallës, ngrihet komiteti këshillues pranë strukturës së re

Bie ligji i Tahirit, Byroja e Hetimit do t’i raportojë Adriatik
Bie thelbi i projektligjit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për Policinë e Shtetit. Bie Byroja Kombëtare e Hetimit, struktura e shumëdebatuar dhe e shpallur me aq bujë nga shumica, që do të luftonte krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimit, e parashikuar në variantin fillestar të projektligjit për Policinë e Shtetit, është gjymtuar, deformuar dhe vendosur në varësi të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ndonëse Byroja Kombëtare e Hetimit u ngrit pikërisht për shkak të dështimit të Adriatik Llallës në luftën kundër korrupsionit elitar dhe krimit, kreu i strukturës së re do të raportojë pikërisht tek kryeprokurori Adriatik Llalla sa i takon hetimeve. Komisioni i Ligjeve ndryshoi dje projektligjin e ministrit Tahiri për policinë, sa i takon kapitullit për Byronë e Hetimit. Komisioni vendosi që Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë një strukturë e veçantë në Ministrinë e Brendshme, e cila do të  përgjigjet para Drejtorit të Policisë për veprimet policore si dhe para Prokurorit të Përgjithshëm për veprimet hetimore. Në lidhje me emërimin është vendosur që kreu i Byrosë së Hetimit të zgjidhet nga ministri i Brendshëm. Por, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve, bëri një tjetër propozim. Braho propozoi ngritjen e një strukture tjetër të veçantë këshillimore pranë Byrosë Kombëtare, e cila do të koordinojë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. “Për ta bërë më efektive Byronë Kombëtare të Hetimit do të shtojmë një dispozitë, e cila organizon një komitet kombëtar koordinues sipas variantit tonë. Pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme organizohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar Koordinues për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel ekspertësh. Ai kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka këtë përbërje: drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, drejtori i Drejtorisë së Hetimeve dhe Kontrolli në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtori i Departamentit për Hetimin dhe drejtori i Policisë së Shtetit, drejtori i Departamentit operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme Doganave, drejtor i  Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, tha Spartak Braho.
 
Felaj kundër 
 
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, është shprehur kundër komitetit këshillimor pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Nuk jam dakord sepse në Byronë e Hetimit e kemi konceptuar si një bërthamë që fokusohet në qendër dhe që do marri një kategori të caktuar veprash për të hetuar. Kjo e nxjerrë nga struktura komplet dhe e bën si një organizim të strukturuar nga qendra deri në bazë. Ne duam të kemi një strukturë efektive që t’i përgjigjet hetimit. Shkon në kundërshtim me konceptin e byrosë së hetimit”, tha Felaj. Por, propozimi i Brahos është mbështetur nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. 
 
Qeveria miraton marrëveshjen për OEDP 
 
Marrëveshja për themelimin dhe statutin e Organizatës Evropiane të së Drejtës Publike, është miratuar, në parim, me vendimin nr.405 datë 13.6.2014, të Këshillit të Ministrave, dhe është nënshkruar më 25 qershor 2014. Organizata Evropiane e së Drejtës Publike është themeluar si një organizatë  ndërkombëtare që zotëron personalitet të plotë ligjor ndërkombëtar dhe do t’i gëzojë këto kapacitete në varësi të nevojës për ekzistencën e funksioneve të saj dhe përmbushjes së qëllimeve që ajo mund të ketë. Pikëpamjet politike nuk ndikojnë në aktivitetet, në menaxhimin dhe në stafin e saj. Qëllimi i Organizatës është krijimi dhe përhapja e njohurive në fushën e së drejtës publike lato sensu, duke përfshirë inter alia të drejtën publike kombëtare, 
krahasuese dhe evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtën mjedisore etj., si edhe promovimi i vlerave evropiane me anë të së drejtës publike anembanë botës. Për këtë arsye, ajo do të organizojë dhe mbështesë institucionin shkencor, kërkimor, edukativ, trajnues, mësimdhënës dhe aktivitete të tjera, si edhe do të ofrojë ndihmë për institucionet demokratike në Evropë dhe në të gjithë botën.
 
Italia vlerëson aksionin policor në Lazarat 
 
Kryediplomatja italiane, Federica Mogherini, ka vlerësuar operacionin policor në Lazarat. “Me këtë operacion, qeveria Rama, dhe në veçanti ministri Tahiri, dëshmuan vendosmëri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. E vlerësova shumë, ashtu si kolegët e mi, brenda dhe jashtë BE-së, operacionin e guximshëm me të cilin policia shqiptare rivendosi kontrollin në Lazarat. Me këtë operacion, qeveria Rama, dhe në veçanti Ministri Tahiri, dëshmuan vendosmëri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”, ka pohuar kryediplomatja italiane. Ministrja pohoi se lufta ndaj krimit të organizuar do të jetë përcaktuese për Shqipërinë për të arritur integrimin evropian. “Që prej viteve ’90 ka nisur bashkëpunimi me Departamentin italian të sigurisë publike, që ka ndikuar në rritjen e Policisë së Shtetit shqiptar me aktivitete formuese dhe pajisjen me mjete dhe aparatura. Ka gjithashtu bashkëpunime dypalëshe për luftën ndaj tregtisë së drogës”, nënvizoi Mogherini.
 
Topalli akuza Xhafajt 
 
Ish kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka shkruar Rregulloren e Kuvendit, duke miratuar nen për nen projektligjin për Policinë e Shtetit, pas kuorumin e domosdoshëm. Topalli ka bërë një interpretim të rregullores, duke iu referuar mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve “Edhe sot në Komisionin e ligjeve, Ilir Meta i urdhëruar deri në poshtërim nga Rama kërkoi që ligji për policinë të votohet me çdo kusht! Ne momentin e votimit nen për nen në komision nuk kishte kuorumin e nevojshëm (16) sipas nenit 34 të rregullores! (Deputetët Prenga, Muhedini dhe Lutaj u larguan para votimit). Me brutalitet të padëgjuar ato shkelin e shqelmojnë normat e procedurat elementare e themeltare të parlamentarizmit e të rregullave të demokracisë parlamentare! Përgjegjësinë për këtë shpartallim të Kuvendit e ka vete Ilir Meta!” shkruan Topalli në një postim në facebook.
 
Ricardo Hausman: Në Shqipëri korrupsion me pronat 
 
Ricardo Hausman, Drejtor i Qendrës Kërkimore për Zhvillim në Harvard, ka pohuar dje se zhvillimi ekonomik në Shqipëri është i varur prej korrupsionit dhe çështjes së pronave. “Kur erdha këtu vura re disa probleme midis situatës fiskale të paqëndrueshme si dhe sistemi energjitik në vështirësi. Por pavarësisht kësaj pashë edhe mundësi zhvillimi por që mund të realizohen vetëm nëse luftohet korrupsioni dhe zgjidhet çështja e pronave. Nga ajo që vlerësuam kuptuam se eksportet janë një burim rritje për ekonominë shqiptare. Gjithashtu edhe turizmi, por ky sektor kërkon një koordinim të madh dhe plotësim të shumë kritereve si, mjedis i pastër, rend, siguri, ujë. Një tjetër ide që mund të ndikoj në zhvillim është edhe ndërtimi i një banke zhvillimi e cila mund të shërbej si vlerësuese risku”, tha ai. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi se qeveria në 300 ditët e ardhshme do të ketë si prioritet zhvillimin e zonave industriale. Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat