BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bie paketa e PD për dekriminalizimin, PS ligj të ri në bashkëpunim me SHBA-BE për largimin e pushtetarëve të inkriminuar në të gjitha nivelet

Bie paketa e PD për dekriminalizimin, PS ligj të ri në
Mazhoranca qeverisëse ka refuzuar paketën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin. Ndonëse demokratët e depozituan atë disa ditë para fillimit të sesionit të ri parlamentar me shpresën se do të futej në kalendarin e punimeve, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Kuvendi ka zbardhur dje axhendën e tre javëve në vijim, por nuk përfshihet aspak ligji i dekriminalizimit i propozuar nga opozita. Për këtë gjë pati dhe një debat të ashpër në Konferencën e Kryetarëve, pasi demokratët kërkonin futjen në kalendar, ndërkohë që kjo gjë nuk u mbështet aspak nga mazhoranca. Për këtë arsye në kalendarin tre javor të punimeve përfshihen rreth 30 projektligje, por jo ai i dekriminalizimit.
 
Ndërkohë, ajo që bie në sy është se janë futur në kalendar dy propozimet e PS dhe të PD për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe kjo në kuadër të dekriminalizimit të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për dy paketa të ngjashme të depozituara në Kuvend në muajin prill, në të cilat përshkruhen dhjetëra vepra penale, që nëse janë kryer nga kandidatët për zgjedhjet vendore, ata nuk do kenë të drejtë të garojnë, madje mund t’u hiqet dhe mandati nëse vërtetohet pas marrjes së detyrës që kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë. Ndonëse në fillim të vitit u mblodh një komision për të hartuar një paketë të përbashkët për dekriminalizimin, nuk u arrit aspak në një marrëveshje dhe të dyja palët përfunduan me propozime të ndara.
 
Mazhoranca paketë të re
 
Arsyeja se përse u refuzua propozimi i demokratëve për të futur në rend të punimeve ligjin për dekriminalizimin, është se vetë mazhoranca është duke punuar për hartimin e një pakete të vetën për këtë proces. Pak kohë më parë, ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që paralajmëroi se në shtator do të jetë gati një ligj i ri për pastrimin e politikës nga të inkriminuarit dhe mësohet se shumë shpejt ky draft do të jetë i përfunduar, duke afruar në këtë mënyrë ora për largimin e të inkriminuarve. Mësohet se gjatë kësaj periudhe është punuar për hartimin e tij dhe shumë shpejt do të bëhen publike të gjitha propozimet, ku janë parashikuar me dhjetëra vepra penale dhe personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë për një prej tyre nuk do të mund të garojnë në asnjë lloj zgjedhje, si dhe ta mbajnë poste publike.
 
Mësohet se mazhoranca ka bashkëpunuar dhe me ndërkombëtarët (SHBA-BE) me qëllim hartimin e një pakete efikase, pasi shpesh herë Ambasada e SHBA, ajo e BE, e OSBE dhe shumë ambasadorë të tjerë kanë bërë thirrje se dekriminalizimi duhet të kryhet sa më shpejt. U tentua që një gjë e tillë të ndodhte para zgjedhjeve të 21 qershorit, por pavarësisht thirrjeve të shumta nuk u arrit një marrëveshje. Pritet që brenda këtij viti ligji për këtë proces të miratohet dhe në zgjedhjet e reja kandidatët t’i nënshtrohen një filtri të gjerë. Mbetet të shihet nëse opozita dhe mazhoranca do të gjejnë gjuhën e tyre të bashkëpunimit, pasi edhe pse të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për dekriminalizimin, deri më tani nuk është hedhur asnjë hap. Nga ana e saj, opozita ka kërkuar dhe ndryshimin e Kushtetutës, veçanërisht nenet për Presidentin, kryeministrin, deputetët apo ministrat.  Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat