BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bllokohen komisionet, PS thërret Nard Ndokën dhe çamët për të bërë kuorumin

Bllokohen komisionet, PS thërret Nard Ndokën dhe çamët
Bojkoti i stërzgjatur i opozitës në Kuvend, ka bërë që mbledhjet e komisioneve parlamentare të hyjnë në një ngërç të pakthyeshëm. Partia Socialiste, për të siguruar kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes së Komisionit parlamentar të Ligjeve, është detyruar të thërrasë Nard Ndokën dhe deputetin e PDIU, Tahir Muhedini. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nisi me rreth 45 minuta vonesë për shkak të mungesës së deputetëve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Spartak Braho. Në këto kushte, u desh prezenca e deputetëve Nard Ndoka dhe Tahir Muhedini për të bërë kuorumin që të niste mbledhja e komisionit.
 
Përpos kësaj, mazhoranca është sforcuar duke vënë në lëvizje deputetët e saj nëpër komisione, për të formuar kuorumin. Ky problem është ngritur disa herë në mbledhjet e grupit parlamentar socialist. Kryeministri Edi Rama dhe nënkryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme deputetëve që të tregohen më korrekt me pjesëmarrjen në mbledhjet e përhershme parlamentare. Madje, shumë prej projektligjeve nuk kaluan për diskutim në seancat plenare, pasi shkak për këtë është bërë bojkoti i deputetëve të PD në komisionet e përhershme parlamentare, çka ka ndikuar në mosshqyrtim apo mosmiratim të shumë projektligjeve të qeverisë. Ky problem nuk ndodh vetëm te Ligjet. Mungesa e kuorumit ka qenë arsyeja pse u anulua mbledhja e Komisionit parlamentar të Medias, ku do të përzgjidhte katër konkurrentët për kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
 
Mbledhja për AMA
 
Mbledhja për përzgjedhjen e konkurrentëve për kreun e AMA, është anuluar. Pas miratimit të listës me 7 kandidatët që do të konkurrojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), komisioni parlamentar i medias pritej të niste dje me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurrentë. Kreu i komisionit, Alfred Peza, bëri me dije se kreu i ri I AMA-s do zgjidhet të enjten e ardhshme. Nga këta, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s. 7 emrat që konkurrojnë për kreun e AMA janë Gentian Sula me profesion jurist, master në Studime Europiane; Gentian Skënderaj me profesion ekonomist-UET; dega Radio, Televizion, Kinema-Universiteti i Ankarasë; Anila Basha me profesion gazetare; Zylyftar Bregu-gazetar; Raif Gorana me profesion ekonomist; En Muçi me profesion ekonomi-biznes dhe Bers Hado me profesion jurist. Gentian Sula dhe Gentian Skënderaj janë kandidaturat potenciale për kreun e ri të AMA. Opozita ka vijuar bojkotin e saj politik, bojkot që po ndikon edhe në ngërçin e dy institucioneve të rëndësishme, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin e Radiotelevizionit shqiptar. 
 
Mandati i Bushatit
 
Mazhoranca ka theksuar se zonja Endira Bushati, mandatin si kryetare me vendim të Kuvendit 113 dt. 21.7.2011 e ka patur në përputhje me ligjin 8410/1998 i ndryshuar, vetëm për periudhën nga 21.7. 2011 deri më 24.09.2012, pjesa tjetër e qëndrimit në detyrë është e jashtëligjshme. Kështu, Endira Bushati në kundërshtim me nenin 9 të ligjit të sipërpërmendur vazhdon ushtrimin e detyrës së kryetares pa qënë prej 18 muajsh anëtare e ish-KKRT-së. Mazhoranca nisi fillimisht shqyrtimin e kandidaturave për përzgjedhjen e anëtarëve të AMA-s, një proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh. Fillimisht nisi me s’kualifikimin e kandidatëve të saj nga lista me 26 emra. Por, në asnjë mbledhje të Komisionit të Medias opozita nuk morri pjesë. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat