BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bllokohen paratë e pista para zgjedhjeve të 21 Qershorit, kontroll financimit të partive nga krimi, ja 7 nismat parandaluese me kërkesë të BE

Bllokohen paratë e pista para zgjedhjeve të 21 Qershorit, kontroll
Financimi i dyshimtë dhe jotransparent i partive politike në Shqipëri është konsideruar njëzëri nga të gjithë faktorët, aktorët, ekspertët, shoqatat, agjencitë dhe shërbimet, si themeli i murit të korrupsionit në Shqipëri. Nëse ka një derë, nëpërmjet së cilës, forcat e krimit kanë hyrë në Parlament, gjykata dhe institucione, ajo është financimi i partive nga krimi në fushatat zgjedhore. Skema nuk është sekret. Kokat e krimit, trafiqeve, prostitucionit dhe bandave, me paratë e zeza, financojnë parti të caktuara para zgjedhjeve, në këmbim të mbrojtjes nga drejtësia, shumëfishimit të parave dhe futjes në Parlament dhe institucione. Krerët e partive në Shqipëri e kanë pranuar këtë kompromis. Pavarësisht të gjitha nismave, strategjive, ndryshimeve ligjore, auditëve, konferencave, trajnimeve, apeleve etj., financimi i partive mbetet i errët, ndërsa në letra deklarohet vetëm një përqindje e papërfillshme.
 
Në këto kushte, Bashkimi Evropian ka shtuar presionin mbi qeverinë për të ndërmarrë disa nisma ligjore dhe hapa të rëndësishëm, për të frenuar dhe parandaluar financimin e dyshimtë të partive politike në Shqipëri. Brenda viti 2015 dhe para zgjedhjeve të 21 Qershorit, do të miratohen disa ndryshime ligjore si dhe do të ndërmerren 7 nisma për të goditur fenomenin e financimit të partive nga krimi. “Marrja e informacionit nga bankat, pyetja e personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrja e dokumentacionit pranë zyrave përkatëse të partive politike. Propozimi dhe hartimi i ndryshimeve në ligjin për partitë politike dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me financimin e partive politike, caktimin e afateve specifike për raportimet, uljen e vlerave limit të donacioneve. Hartimi i akteve nënligjore për të bërë të zbatueshme dispozitat ligjore për financimin e partive politike, thjeshtëzimin e raporteve financiare dhe kërkesave për audit, raportimin, publikimin e raporteve financiare. Marrja e masave për krijimin e strukturës përkatëse në KQZ për kontrollin dhe verifikimin e raporteve të auditëve”, janë disa nga nisma që do të ndërmerren së shpejti. 
 
Kusht për integrimin 
 
Integriteti i partive politike është parakusht thelbësor për integritetin e qeverisjes, parandalimin e korrupsionit dhe avancimin në rrugën e BE. Integriteti i partive rrezikohet më së shumti nga financimet e paligjshme. Në këto kushte, është një rëndësie jetike për luftën kundër korrupsionit që Shqipëria të forcojë regjimin e kontrolleve mbi financimin e partive politike. Ky objektiv i strategjisë përkon plotësisht me fushën e veprimtarisë së një institucioni të pavarur që është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Propozimi dhe hartimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor lidhur me përdorimin e burimeve apo fondeve publike gjatë fushatave zgjedhore. Miratimi i akteve ligjore dhe/ose nënligjore për të mundësuar lehtësimin e procedurave të auditimit të financimit të partive politike. Marrja e masave për krijimin dhe rritjen e kapaciteteve të strukturave përkatëse në KQZ për kontrollin dhe verifikimin e raporteve të auditeve. Ndërmarrja e fushatave ndërgjegjësuese për blerjen e votave, si dhe për evitimin e aferave korruptive për arsye politike gjatë fushatave zgjedhore”, parashikon strategjia e qeverisë. 
 
Dështimi 
 
Megjithatë, pavarësisht miratimit dhe zbatimit të pjesshëm të Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2008-2013, treguesit e dy (2) viteve të fundit, sidomos në perceptimin e korrupsionit, kanë treguar përkeqësim të dukshëm. Më 2014-n, sipas Barometrit Global të Korrupsionit, 66% e grupit të pyetur mendonte që korrupsioni në vend ishte në rritje. Fusha me nivel më të lartë korrupsioni sipas barometrit është drejtësia, ku procedimi dhe ndëshkueshmëria e korrupsionit mbetet ende problematike. Edhe pse janë ndërmarrë iniciativa gjatë viteve të fundit për ndëshkimin e korrupsionit, përfshi këtu krijimin e Njësive të Përbashkëta Hetimore, krijimin e njësive antikorrupsion në institucione ligjzbatuese etj. Bashkëpunimi i agjencive ligjzbatuese për hetimin proaktiv të korrupsionit nuk ka pasur rezultate të ndjeshme për luftën kundër korrupsionit.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat