BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bozdo: Marrëveshja me CEZ krim financiar, qeveria po i fal 3 miliardë $

Bozdo: Marrëveshja me CEZ krim financiar, qeveria po i fal 3 miliardë
Përmes një konference nga selia e PD-së, në emër të Partisë Demokratike, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo publikoi sot një raport, të shoqëruar me shpjegime, për të vërtetuar atë që PD e cilëson si megavjedhjen e shekullit, marrëveshjen e qeverisë me CEZ. Bozdo tha se marrëveshja me CEZ është një krim financiar, pasi qeveria po i fal CEZ-it plot 3 miliardë dollarë.
 
“Sot jemi para jush, në një seri të gjatë të denoncimeve publike të konferencave të shtypit, për atë që pa frikë mund të quhet megaskandali financiar e moral i aferës CEZ. Dje, mazhoranca parlamentare iu nënshtrua vullnetit politik të Kryeministrit dhe votoi, pa as më të voglën vrarje të ndërgjegjes, marrëveshjen e Shqipërisë me kompaninë CEZ, një marrëveshje që përbën tashmë një megaskandal, financiar, politik dhe moral. Po dje, Kryetari i opozitës, Z. Basha, i bëri një thirrje deputetëve të maxhorancës të mos miratonin një marrëveshje për të cilën, në rastin më të mirë, ata ishin në padijeni të plotë të dokumentave dhe historikut të saj. Kjo thirrje, edhe pse e bazuar në prova dhe fakte rrënqethëse, për fat të keq, të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ra në vesh të shurdhër. Mazhoranca parlamentare u thye përballë vullnetit politik të kryeministrit, i cili që në krye të herës kishte premtuar se do të arrinte me çdo kusht dhe në çdo mënyrë, pavarësisht kostove përkatëse, një marrëveshje me çekët e CEZ-it. Mazhoranca parlamentare, qeveria Rama, dje vendosi t’i fshinte llogarisë  e shtetit shqiptar 500 milionë euro fatura të njohura dhe të pranuara nga të gjitha palët, të papaguara nga kompania CEZ e çek të kompanive të shtetit shqiptar. Madje maxhoranca vendosi të fshinte edhe të drejtën legjitime të shtetit Shqiptar, të kërkonte, sipas vlerësimeve profesioniste të kompanive ndërkombëtare të konsulencës, 3 miliard dollarë dëm shkaktuar shtetit shqiptar, në një proces të ndershëm dhe transparent të arbitrazhit ndërkombëtar. Dhe në vend të kësaj, kjo maxhorancë, vendosi të paguajë me paratë e shqiptarve, 95 milionë euro kompanisë CEZ, e me siguri kjo, për shërbimin e paçmuar që CEZ u ofroi shqiptarëve, veçanërisht në dy vitet e fundit të performancës së saj, duke i vjedhur energjinë elektrike, duke falsifikuar investimet, duke lënë pa drita shqiptarët, madje duke ndërprerë dhe furnizimin me energji elektrike të stacioneve të ujësjellsave.
 
I bëjmë thirrje nga kjo foltore, institucioneve përgjegjëse, garante të Kushtetutës, të marrin çdo hap brenda ligjeve të Shqipërisë në mënyrë që të bllokojnë këtë akt të paprecendent, këtë mega skandal financiar, moral dhe politik. Partia Demokratike do të ndërmarrë në vijim, duke filluar që sot, të gjitha hapat e nevojshme. Së pari për të denoncuar prane opinionit publik dhe të gjitha palëve të interesuar këtë vepër të turpshme dhe së dyti, për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që e nxitën dhe e shkaktuan këtë dëm kolosal të shtetit Shqiptar dhe interesave të shqiptarve dhe Shqipërisë. Sot po fillojmë vetëm me një ndër dokumentat, ashtu siç premtuam dje, për të bërë një transparencë të plotë të fakteve tronditëse. Ky dokument, i hartuar dhe miratuar nga një kompani e mirënjohur ndërkombëtare, e specializuar në një konsulencë të tipit teknik, ofron prova të pakundërshtueshme për investimet e munguara në rrjetin e shpërndarrjes. Për ato investime për të cilat kompania CEZ kishtë rënë dakord duke nënshkruar kontratën përkatëse. Kishte marrë detyrimin përballë institucioneve dhe enteve rregullatore shqiptare, për ti kryer, për të përmirësuar gjendjen teknike të rrjetit dhe duke bërë të mundur uljen e borxhit të keq, rritjen e arkëtimeve dhe uljet e humbjeve. Ky raport i është dorëzuar qeverisë shqiptare në formën përfundimtare në fillimin e Marsit të vitit 2014. Ky raport është pranuar nga autoritetet qeveritare shqiptare, në Mars të vitit 2014, edhe pse publikisht, duke filluar nga z. Kryeministër dhe të gjithë ministrat përkatës të qeverisë së tij, faji vazhdonte i vihej qeverisë së mëparshme.
 
Por çfarë thotë raporti? Raporti në mënyrë tronditëse fakton se Kompania CEZ ka investuar diçka më shumë se 4% të asaj që duhej të investonte për të arritur performancën e nevojshme të duhur teknike të kompanisë. Kjo është e shkruajtur e zezë mbi të bardhë në raport, e përllogaritur dhe e çertifikuar nga ekspertët ndërkombëtar. Çfarë thotë tjetër raporti? Raporti thotë që CEZ investoi në rrjetin e shpërndarjes, vetëm 52% të investimeve të aprovuara nga ERE, investime të cilat në ERE vetë kompania i kishte çuar për miratim. Në vitin 2011 thotë raporti, këto investime ranë në mënyrë të papritur, në 37% duke u katandisur në vetëm 7% në vitin 2012, çka do të thotë që tashmë, që përpara disa viteve, ishte marrë vendimi strategjik i kësaj kompanie për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe duke u marrë ky vendim ishte bërë e mundur, pra ky vendim mundësonte dhe performancën e dobët të kësaj kompanie, pasojat e të cilave ne i kemi ndjerë dhe gjithë sistemi elektroenergjitik i ka ndjerë sot e kësaj dite. Një gjendje tjetër tronditëse e raportit është fakti që, sipas dokumentave është provuar që në shumë raste CEZ shpërndarje ka falsifikuar si investime shpenzimet në mirëmbajtje dhe riparime. Dhe raporti i bie këmbanës së alarmit për qeverinë Shqiptare duke i kërkuar që të nxisë hetimet e nevojshme pikërisht për këtë krim financiar. Raporti konkludon se performanca teknike ishte e pamundur të arrihej për sa kohë CEZ-i, veçanërisht në dy vitet e fundit, kishte braktisur nga të gjitha anët dhe në të gjitha mënyrat investimet në rrjetin teknik Shqiptar. Ky raport tashmë do ti ofrohet medias me të gjitha sqarimet dhe hollësitë përkatëse. Dua të përsëris para jush vendosshmërinë e Partisë Demokratike dhe ekspertëve të saj për të zbardhur çdo cep dhe çdo skutë të errët të kësaj marrëveshje, e cila nëpërkëmb shtetin Shqiptar, përbën një krim të pastër financiar, politik por dhe moral. I heq të drejtën shqiptarëve të kërkojnë atë që u takon. Në ditët në vijim, denoncime të tilla, duke bërë para jush të ditur raporte përkatëse, do të vazhdojnë nëpërmjet konferencave të shtypit e të gjitha mjetet e informimit të publikut”, u shpreh Bozdo. 
 
 

Më të lexuarat