BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Braçe kërkon ndryshimin e ligjit në shtator për shkarkimin e Fullanit, Braho në një linjë me Arvizunë për pamundësinë e shkarkimit

Braçe kërkon ndryshimin e ligjit në shtator për shkarkimin
Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ngushtohen mundësitë e shkarkimit të Ardian Fullanit. Të vetmet alternativa janë dorëheqja e 3 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës për të bllokuar vendimmarrjen dhe detyruar Fullanin të japë dorëheqjen. Ky është një fenomen utopik për të ndodhur në realitetin ku ndodhet Këshilli Mbikqyrës. Varianti i vetëm që hedh deputeti Erion Braçe është ndryshimi i ligjit. Braçe paralajmëron për hapat që do të merren në shtator nga mazhoranca për ndryshimin e ligjit. Edhe Spartak Braho e sheh të pamundur shkarkimin duke ardhur në të njëjtin opsion që parashtroi edhe ambasadori Aleksandër Arvizu. Rruga e vetme ngelet Kuvendi i Shqipërisë dhe nisma për ndryshimin e ligjit. I pyetur nga gazeta “SOT”, mbi mundësinë e largimit të Fullanit nga BSH, Braho pohon se e vetmja rrugë është Kuvendi. 
 
Ja rrugët për shkarkimin e Fullanit 
 
Duke hequr një paralele mes deklaratës së z. Braho dhe asaj të z. Arvizu pas takimit me Guvernatorin Fullani, pak ditë më parë, të dy bashkohen në një pikë që zgjidhja e vetme për shkarkimin e Fullanit, është ajo nëpërmjet dorëheqjes së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, çka do t’i hapte rrugë, zëvendësimit të këtij këshilli nga anëtarë pa ndikime politike të cilët do të propozimin shkarkimin e Fullanit, dhe më pas do të ishte Kuvendi ai që do të ndërhynte. Por, deputeti socialist Erjon Braçe, propozoi një tjetër mundësi për shkarkimin e Guvernatorit, atë të ndryshimit të ligjit Për Bankën e Shqipërisë, në muajin shtator, me fillimin e sesionit të ardhshëm parlamentar. 
 
Qëndrimi i Brahos, Arvizusë dhe Braçes
 
Kreu i Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i LSI, Spartak Braho ka deklaruar se anëtarët e Këshillit Mbikqyrës duhet të japin dorëheqjen. “Është ngjarja më e rëndë, ka tronditur thellë jo vetëm opinionin publik, por ndikon edhe në sigurinë financiare të vendit…Reagimi i Berishës për këtë rast është problematik, pasi ka marrë në mbrojtje skandalin bankar. Në thelbin e saj kjo ngjarje nuk ka vetëm përgjegjësi morale, politike por kryesisht ligjore, institucionale, nuk zgjidhet me thirrje për shkarkime, qoftë edhe të një personi siç është guvernatori. Ndër përgjegjësitë kryesore është ajo që ngarkon 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Evidentohet fakti se kjo strukturë e ngarkuar nga ligji për këtë qëllim ka vegjetuar nuk ka qenë kontrolluese dhe eficente. Ju bëj thirrje anëtarëve Ermelinda Meksi, Ardian Civici, Dhori Kule të japin dorëheqjen”, tha Braho. Më pas, ka qenë ambasadori Arvizu ai i cili ashtu sikurse Braho ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit për shkarkimin e Fullanit gjendet te Bordi i bankës, çka më pas do të finalizohej nga Kuvendi. “Së treti, është normale që ka implikime politike të brendshme. Është e rëndësishme për bankën, kur flas për bankën flas për stafin për guvernatorin, për bordin e bankës, për të ushtruar detyrën e tyre profesionalisht të pavarur. Banka duhet të funksionojë zyrtarisht profesionalisht e pavarur në interes të vendit që kjo të ndodhë. Ka procedura për këtë, ai është Guvernatori i Bankës, por është bordi, është një mekanizëm mbikëqyrës, Parlamenti ka një rol”, është shprehur Arvizu. Por, një tjetër rrugëzgjidhje të ndryshme nga ajo e propozuar nga Braho dhe Arvizu, e ka dhënë deputeti socialist, Erjon Braçe. Sipas tij, mundësia e vetme, duke përjashtuar nga loja Këshillin Mbikqyrës, është ajo e ndryshimit të ligjit për bankën.“Bankën nuk e vodha unë, as shqiptarët e zakonshëm. Bankën e vodhën të emëruarit tuaj të favorizuar nga papërgjegjshmëria, mospërmbushja e detyrës nga të tjerë të emëruar po nga ju. Në anën tjetër: Si u tha sot? Kuvendi ka një rol ligjor në shqyrtimin e çështjes? Në Kuvend do të ndodhë! Bëhuni gati! Dhe mos harroni, do përballeni me ligjin në Kuvend! Jo me “grupet e punës” të mbushur me vartësit tuaj që paskan gjykuar në fund se guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka shkelur ligjin”, theksoi Braçe. 
 
Dorëheqja e Fullanit
 
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi se Guvernatori Ardian Fullani duhet të japë dorëheqjen, në mënyrë që të mundësohen hetime të paanshme. Sipas Preçit, shkarkimi i Fullanit nga qeveria ose Kuvendi me ose pa propozim të Këshillit Mbikqyrës, do ta përkeqësonte më shumë situatën duke i dhënë pak a shumë ngjyrimin mënyrës se si qeveria shqiptare menaxhoi vjeshtën që shkoi rastin e armëve kimike që kishte premtuar të sillte nga Siria. “Sipas mendimit tim, cenimi i imazhit publik dhe besueshmërisë institucionale së Bankës së Shqipërisë, por edhe cenimi i interesave të këtij institucioni për shkak të vjedhjes në fjale (edhe pse besoj se as guvernatori dhe as anëtarët e Këshillit Mbikqyrës nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në aferën në fjalë), kërkon një qëndrim publik të matur dhe marrjen e përgjegjësive përkatëse nga ana e tyre”, tha Preçi ndërsa shtoi se, guvernatori duhet të japë dorëheqjen për të mundësuar hetime të paanshme. 
 
Këshilli Mbikqyrës mbrojti Fullanin
 
Këshilli Mbikqyrës i doli në mbrojtje krimeve financiare të Guvernatorit. Ka qenë anëtarja e këtij këshilli, Ermelinda Meksi, ajo që për herë të dytë radhazi ka kërkuar shkarkimin e Ardian Fullanit, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga pesë anëtarët e tjerë, përfshirë dhe votën e Guvernatorit, që është anëtar dhe kryetar i këtij këshilli. Mbledhja e Këshillit Mbikqyrës, e cila nisi nga ora 13:00 deri në orën 17:00, është kërkuar nga vetë Fullani. Por, pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, asnjë prej anëtarëve nuk është prononcuar për atë se çfarë ishte diskutuar. Lajmi për vijimin e qëndrimit në detyrë të Guvernatorit Fullani është bërë me dije nga Banka e Shqipërisë në një njoftim për shtyp. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me përgjegjshmëri maksimale në përmbushje të detyrimeve të tij ligjore zhvilloi ditën e enjte, më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot”, thuhet në njoftim. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat