BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Brukseli apel për herë të fundit Ramës dhe Bashës: Keni edhe një mundësi për të larguar personat me rekorde kriminale

Brukseli apel për herë të fundit Ramës dhe Bashës: Keni
Ndërsa na ndajnë dhe pak ditë nga data e zgjedhjeve, Bashkimi Europian ka artikuluar mesazhin e fundit për kreun e mazhorancës, Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, për kandidatët e inkriminuar. Në një gjatësi vale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brukseli u ka bërë thirrje për herë të fundit PD-PS të largojnë kandidatët i inkriminuar, të cilët i kanë futur në listat për zgjedhjet lokale. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka deklaruar dje se mazhoranca dhe opozita kanë edhe një mundësi për të përjashtuar kandidatët me rekorde kriminale nga gara e 21 qershorit.
 
"Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në aspektin e ndarjes së re administrative dhe territoriale të vendit, kuadri i nevojshëm ligjor është vendosur dhe duhet zbatuar plotësisht. Respektimi i parimeve demokratike është pjesë e kriterit të Kopenhagen dhe vlerësohet rregullisht nga Komisioni. Këto zgjedhje lokale janë dhe një mundësi për qeverinë dhe opozitën që të dëshmojnë zotim për trajtimin e çështjes së personave me të dhëna kriminale në postet publike, siç parashikon marrëveshja politike ndërpartiake e Dhjetorit 2014", tha Koçijançiç. Ajo theksoi se Brukseli shfaqet më i distancuar ndaj zhvillimeve elektorale në Shqipëri dhe akuzave të ndërsjella mes palëve në kuadër të kësaj beteje, por përsërit të njëjtin mesazh se zgjedhjet lokale të 21 Qershorit duhet të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duke ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo është ajo që presim nga institucionet shqiptare dhe partitë politike, në interes të qytetarëve, tha ajo. 
 
Sistemi gjyqësor
 
Brukseli jep edhe një vlerësim për sistemin gjyqësor në Shqipëri. Megjithëse, ekzekutivi europian nuk komenton raste të veçanta gjykimi, si vendimi i Gjykatës së Lartë për dy deputetët socialistë që goditën kolegun e tyre demokrat vitin e kaluar në Kuvend, shërbimet e Komisionit Europian mbajnë shënim pozitivisht, realizimin e analizës së parë tërësore të sistemit gjyqësor në Shqipëri, çfarë përbën një zhvillim të rëndësishëm për perspektivat e reformës së ardhshme. Plotësimi i këtij ushtrimi analitik shënon përfundimin e fazës së parë të procesit dhe Komisioni vëren se përfaqësues kyç vendas dhe të komunitetit ndërkombëtar bënë thirrje për një proces gjithëpërfshirës, duke nënkuptuar nevojën për përfshirje aktive të opozitës në agjendën e reformës, thotë Koçijançiç.
 
Nga ana tjetër, vlerësohet se prania e ekspertëve të nivelit të lartë shqiptarë e ndërkombëtarë forcoi imazhin e ndërmarrjes së reformës në mënyrë transparente dhe profesionale. Faza aktuale e dytë e procesit është tashmë kyçe për të ecur përpara me agjendën e reformës, duke sjellë propozime të qarta e konkrete për ndryshimet kushtetuese. Zyrtarët e KE-së nuk komentojnë çështjet specifike të korrupsionit, por 4 muaj përpara publikimit të raportit të progresit mbi Shqipërinë, ata shprehen se "reforma pritet të ndihmojë për konsolidimin e një gjyqësori të pavarur, efiçent, të besueshëm, profesional dhe llogaridhënës dhe se duhen vendosur rregulla të qarta për parandalimin e konfliktit të interesit dhe të korrupsionit.  Eneida Jaçaj
 
 
 
 

Më të lexuarat