BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bujar Nishani përçan anëtarët e Gjykatës Kushtetueses, tre mendime për Zana Xhukën, mungesa e kuorumit rrëzon Presidentin

Bujar Nishani përçan anëtarët e Gjykatës
Gjykata Kushtetuese rrëzon kreun e shtetit, Bujar Nishani, sa i takon pretendimeve të tij se Kuvendi i Shqipërisë i ka marrë kompetencat, kur vendosi të shkarkojë ish-kryeinspektoren e ILDKP-së Zana Xhuka. Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e presidentit Bujar Nishani i cili kërkoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Presidentit dhe Kuvendit mbi vendimin e shkurtit që shkarkoi ish-kryeinspektoren e ILDKP-së Zana Xhuka dhe që votoi inspektorin e përgjithshëm të ILDKP-së Shkëlqim Ganajn.
 
Por, padia e Presidentit ka ndarë në tre pjesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, fakt ky vendimtar për rrëzimin e kërkesës. “Në kushtet kur, gjatë votimit të çështjes, votat u ndanë në atë mënyrë që asnjë përfundim i çështjes nuk arriti të votohej nga shumica e kërkuar, Gjykata, vlerëson se kërkesa duhet refuzuar. Në referim të nenit 74 të ligjit organik, refuzimi i kërkesës për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të votave, nuk përbën pengesë që kërkuesi të riparaqesë kërkesën, në rast se krijohen kushte për formimin e shumicës së kërkuar. Për këto arsye Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 131, shkronja “f”, nenit 134, pika 1, shkronja “g”, nenit 133/2 të Kushtetutës; neneve 72/2 dhe 74 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi: Refuzimin e kërkesës.
 
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendim. Por si jan? ndarë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese? Bashkim Dedja mendon se Kushtetuesja duhet të zgjidhë konfliktin mes Presidentit dhe Kuvendit. Ndërkaq, Vladimir Kristo ka një tjetër mendim. “Në këtë këndvështrim, në çështjen në shqyrtim, jam i mendimit se Gjykata detyrohej të analizonte në themel dhe t’i jepte përgjigje pretendimeve të palëve pjesëmarrëse në gjykim”, shprehet Kristo. Nga ana tjetër, Vitore Tusha pohon se përfundimi i çështjes pa përgjigje për bazueshmërinë (ose jo) të pretendimeve të kërkuesit edhe më parë është kritikuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut se përbën cenim të së drejtës për aksesit dhe të sigurisë juridike në gjykimin kushtetues. “Në këtë kuptim, mendoj se pavarësisht nëse kemi të bëjmë me kontroll konkret ose abstrakt në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 131 të Kushtetutës, përsëritja në mënyrë të vazhdueshme e kësaj praktike negative përbën një precedent të rrezikshëm për garantimin e kushtetutshmërisë”, pohon ajo. 
 

Më të lexuarat