BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Bumçi: Vlerësojmë ndihmën e Ramës për Serbinë, por të kujtohet dhe për 470 shtëpitë e përmbytura në Bregun e Lumit

Bumçi: Vlerësojmë ndihmën e Ramës për
Deputeti i djathtë, Aldo Bumçi përmes një deklarate për media bëri të ditur se Partia Demokratike e mbështet plotësisht ndihmën e qeverisë shqiptare ndaj qeverisë serbe dhe boshnjake,  duke i dhënë 200 mijë euro si shenjë solidarizimi për dëmet masive që pësuan nga përmbytjet.
 
Bumçi deklaroi se qeveria nuk ka mbajtur "fjalën e dhënë" për përmbytjet e ndodhura në Tiranë në Bregun e Lumit,  tetorin e vitit të kaluar. Deputeti i djathtë bën me dije se nga 92 milionë lekë të reja që qeveria tha se do të jenë vetëm për këtë dëm natyror janë akorduar vetëm 600 mijë lekë të reja. 
 
 "Qeveria shqiptare mori dje një vendim për t'i ardhur në ndihmë qeverisë serbe dhe boshnjake duke i dhënë 200 mijë euro, nga 100 mijë euro secilës, si shenjë solidarizimi për dëmet masive që pësuan këto dy vende nga përmbytjet e majit të këtij viti. Ne e mbështesim plotësisht këtë akt të qeverisë shqiptare e cila u gjendet pranë qytetarëve serbë dhe boshnjakë dhe me këtë akt solidarizimi jep dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, për të tejkaluar paragjykime që mund të ekzistojnë. Por ndërkohë që qeveria me këtë akt solidarizimi ndaj qytetarëve serbë dhe boshnjakë, këtu në Tiranë në bregun e Lumit, në tetorin e vitit të kaluar, 470 shtëpi u përmbytën.
 
Një komision qeveritar vlerësoi se dëmi ishte 92 milionë lekë të reja dhe qeveria nga tetori i vitit të kaluar ka akorduar vetëm 600 mijë lekë të reja. E kemi të vështirë të kuptojmë këtë sjellje. A mos vallë ngjyra blu e pushtetit vendor në Laprakë e ka penguar qeverisë që të shikojë hallet dhe demet e qytetarëve të Tiranës në breg të Lumit? Ne kemi nevojë jo për akte që nxisin urrejtjen, nxisin ndasitë, frymën e hakmarrjes, si dhe akte të tjera që kemi parë këto ditë. Kemi nevojë për akte që mbështesin njerëzit në nevojë, dhe nëse qeveria shqiptare arrin tu japë mesazhe Serbisë dhe qytetarëve serbë, shpresoj që të ketë vullnetin që këto ditë të marrë një akt në mbështetje të qytetarëve të Tiranës tek Bregu i Lumit dhe të tregojë se mund të bashkëpunojë edhe me Partinë Demokratike, të paktën po aq sa bën me vullnetin që tregon me qeverinë serbe", tha Bumçi.