BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bushati-Ahmetaj: Kapitull i ri në marrëdhëniet me Serbinë, vizita e Ramës në Preshevë nuk është tabu, Beogradi të sqarojë rrethanat e incidentit

Bushati-Ahmetaj: Kapitull i ri në marrëdhëniet me Serbinë,
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, morën pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare Jyrki Katainen dhe Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle. Takimi u mbajt në Beograd, në kuadër të nismës për “Bashkëpunim të përforcuar në kuadër të procesit të Stabilizim-Asociimit” (Enhanced Cooperation within the Stabilization and Association Process) dhe pason takimin e mbajtur në New York më 24 shtator 2014. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i Presidencës italiane të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i RCC. Në takim, morën pjesë edhe dy ministra të Kosovës, çka konfirmon faktin se Serbia tashmë e ka pranuar se Kosova nuk është më pjesë e saj. Gjatë takimit, Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e agjendës së Konferencës së Berlinit me projekte konkrete. Ministri mirëpriti gjithashtu qasjen e re të Komisionit Evropian ndaj qeverisjes ekonomike në rajon, si dhe instrumentet financiare që do t’i vihen në dispozicion vendeve të rajonit në kuadër të fondeve IPA dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Ministri Bushati shprehu angazhimin e Shqipërisë për përparim të mëtejshëm të reformave strukturore në kuadrin e ri të përpjekjeve rajonale dhe evropiane. Ndërkaq, pas takimit, kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, ka pohuar se vizita e kryeministrit Rama në Beograd, do të shënojë një kapitull të ri në marrëdhëniet mesa dy vendeve. Bushati pohoi se nuk ka parë asgjë të diskutueshme në lidhje me qëllimin e Kryeministrit shqiptar për të vizituar Preshevën.“Dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë të cilat kanë vizituar Beogradin në mënyrë rutinore kanë vizituar edhe Preshevën. Dhe vetë Rama sëbashku me mua gjatë një vizite ne Beograd si përfaqësues të opozitës, kemi vizituar edhe Preshevën” tha Ministri, duke shtuar se kjo është një praktikë normale që është përdorur dhe në të kaluarën.
 
Shqipëria e Madhe 
 
I pyetur mbi projektin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, Bushati tha se kjo nuk është projekt i qeverisë shqiptare. “Për fat të keq, kjo ide ka qenë gjithmonë një makth i Serbisë, ajo kurrë nuk ka qenë pjesë e projektit tonë politik dhe qëllimeve tona politike”, tha ai. Bushati u kërkoi autoriteteve serbe të sqarojnë rrethanat që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri në Beograd, me fokus të veçantë “provokimet, incidentet dhe dhunën”. I pyetur mbi vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar Kosovën që të marrë pjesë në ngjarjet sportive, Bushati tha se ishte më shumë një çështje e Ministrit të jashtëm të Kosovës, por nuk nguroi ta cilësoi një hap inkurajues për sportin e Kosovës.
 
Ahmetaj 
 
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e mirëqeverisjes ekonomike dhe ndërlidhjes infrastrukturore, si dhe koordinimit mes tyre nëpërmjet përgatitjes së programeve kombëtare për reformën ekonomike. Duke vënë në dukje se ky aktivitet vjen pas Konferencës së Berlinit, Ministri Ahmetaj theksoi nevojën e asistencës financiare të BE-së për të mundësuar realizimin e projekteve infrastrukturore, të cilat janë të domosdoshme si për krijimin e vendeve të punës, ashtu edhe për rritjen ekonomike. Për sa i takon vendeve të rajonit, Ministri Ahmetaj theksoi se bashkërendimi i reformave strukturore dhe koordinimi politikave fiskale do të rezultonte në rritje ekonomike të qëndrueshme dhe zbutje të disbalancave midis vendeve të rajonit. Ministri i jashtëm i Kosovës, z. Enver Hoxhaj, e cilësoi këtë takim si historik, ku për here të parë një Ministër i Jashtëm i Kosovës vizitonte Beogradin. Pasi shprehu rëndësinë e gjithëpërfshirës në këtë proces bashkëpunimi rajonal, ai kërkoi që takimi i radhës në kuadrin e nismës të zhvillohet në Prishtinë. Adriatik Doçi 
 
 

Më të lexuarat